Paketa Turistike Pragë – Dresden 4 Ditë nga Tirana me Avion €369
Paketa turistike 4-ditore në Pragë dhe Dresden ju ofron mundësinë të vizitoni disa nga qytetet më të bukura historike të Europës Qendrore. Gjatë këtij udhëtimi do të eksploroni kryeqytetin e Çekisë, Pragën, qytetin elegant gjerman të Dresdenit dhe destinacionin e njohur termal Karlovy Vary.
Programi përfshin fluturim direkt nga Tirana, akomodim në hotel, mëngjese, transferta dhe guida shoqëruese gjatë gjithë udhëtimit. Ky tur kombinon arkitekturën historike, sheshet karakteristike, monumentet kulturore dhe shëtitjet panoramike në disa nga qytetet më të vizituara të rajonit.
Data e Udhëtimit
-
20 – 23 Mars — 369€ / person (2 vende të fundit)
Vizitohen
-
Pragë
-
Karlovy Vary
-
Dresden
Orari i Fluturimit
Nisja: Tiranë 19:55 – 22:05 Pragë
Kthimi: Pragë 22:40 – 00:35 Tiranë
Çmimi Përfshin
-
Biletën e avionit vajtje – ardhje
-
Akomodimin në hotel 3* ose 4*
-
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
-
Bagazh dore deri në 40 × 30 × 20 cm
-
Transfertat dhe shëtitjet me autobus sipas programit
-
Guidë shoqëruese gjatë udhëtimit
Çmimi Nuk Përfshin
-
Hyrjet në monumente dhe muzeume
-
Siguracionin e shëndetit në udhëtim
-
Taksa lokale (2 € për person për natë)
-
Çdo shërbim që nuk është përmendur në paketë
Programi i Udhëtimit
Dita 1 – Pragë
Takimi me shoqëruesin në aeroportin e Rinasit rreth 3 orë përpara nisjes. Fluturimi direkt drejt Pragës dhe mbërritja në mbrëmje. Pas mbërritjes bëhet transferimi drejt hotelit dhe akomodimi. Mbrëmje e lirë për pushim.
Dita 2 – Dresden
Pas mëngjesit në hotel nisja drejt qytetit të Dresdenit në Gjermani. Gjatë vizitës do të shihen disa nga monumentet kryesore si Sheshi Altmarkt, Katedralja Frauenkirche, shëtitorja Brühlsche Terrasse mbi lumin Elba, Pallati Zwinger dhe opera e famshme Semperoper.
Pas përfundimit të vizitave kthehemi në Pragë. Mbrëmje e lirë dhe akomodim në hotel.
Dita 3 – Pragë
Pas mëngjesit vizitë panoramike e qytetit të Pragës duke përfshirë Kështjellën e Pragës, Katedralen Shën Vitus, Bazilikën e Shën Xhorxhit, Pallatin Mbretëror dhe Rrugicën e Artë.
Programi vazhdon me vizitë në qytetin e vjetër, sheshin kryesor, orën astrologjike dhe Urën e famshme të Charles. Mbrëmje e lirë për shëtitje në qytet.
Dita 4 – Karlovy Vary
Pas mëngjesit nisja drejt Karlovy Vary, një nga qytetet më të njohura termale në Europë. Vizitë në Kolonadën e Millës, Kolonadën e Burimit të Nxehtë dhe Kishën e Shën Marisë Magdalenë. Shëtitje në pedonalen kryesore përgjatë lumit Tepla.
Pas përfundimit të vizitave bëhet transferimi drejt aeroportit të Pragës dhe fluturimi për në Tiranë.
Politikat e Fëmijëve
-
Fëmijët 0 – 1.99 vjeç: 130€
-
Fëmijët 2 – 9.99 vjeç: 40€ më pak nga çmimi i të rriturit
-
Fëmijët mbi 10 vjeç: paguajnë si të rritur
Informacion i Rëndësishëm
Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në varësi të orareve të fluturimeve, trafikut ose kushteve operative. Rezervimi kërkon 50% parapagim dhe pjesa tjetër paguhet 10 ditë para nisjes. Pagesa e kryer është e pakthyeshme. Pasaporta duhet të ketë minimumi 3 muaj vlefshmëri në momentin e kthimit nga udhëtimi.
Nuk u gjet asnjë koment
