Paketa Turistike Zakynthos 5 & 6 Ditë nga Tirana (All Inclusive)
Pushime në Zakynthos me paketë 5 ose 6 ditore All Inclusive. Transport, hotel 4*, guida dhe vizita në plazhet më të bukura si Navagio dhe ishulli i breshkave.
PUSHIME NË ZAKYNTHOS 5 & 6 DITË
5 Ditë:
- 10 - 14 Qershor – €249/person (All Inclusive)
- 17 - 21 Qershor, 21 - 25 Qershor – €329/person (All Inclusive)
- 30 Qershor - 04 Korrik – €449/person (All Inclusive)
- 17 - 21 Korrik, 27 - 31 Korrik – €399/person (All Inclusive)
- 09 - 13 Shtator, 13 - 17 Shtator, 17 - 21 Shtator – €279/person (All Inclusive)
6 Ditë:
- 21 - 26 Korrik, 31 Korrik - 05 Gusht – €469/person (All Inclusive)
- 05 - 10 Gusht, 10 - 15 Gusht, 15 - 20 Gusht, 20 - 25 Gusht – €469/person (All Inclusive)
- 25 - 30 Gusht, 30 Gusht - 04 Shtator – €449/person (All Inclusive)
- 04 - 09 Shtator – €379/person (All Inclusive)
Akomodimi: Hotel Alexander The Great 4* (Laganas)
Nisje nga Tirana, Durrësi (opsionale edhe nga Prishtina & Prizreni +€40 bileta vajtje-ardhje)
Bileta trageti Kyllini – Zakynthos – Kyllini €25 (extra)
Dita 1
Nisja nga Tirana dhe Durrësi në darkë, një ditë para datës së udhëtimit.
Udhëtimi drejt Zakynthos me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Kalimi i kufirit në Kakavijë dhe vazhdimi në autostradën Ionian Road drejt portit të Kyllinit, ku merret trageti për në Zakynthos.
Mbërritja rreth mesditës, akomodimi në hotel dhe pushim.
Pas darkës, vizitë në qendrën e qytetit në Sheshin Solomos.
Dita 2 – Navagio Beach
Mëngjesi në hotel.
Ekskursion opsional me anije rreth ishullit, ku vizitohen: Shpella e Delfinave, Fytyra e Poseidonit, Navagio Beach, Shpella Blu, Shpella Keri, Xyriai dhe zona të tjera bregdetare.
Kthimi në hotel në pasdite.
Mbrëmje e lirë.
Dita 3 – Vasilikios Beach
Mëngjesi në hotel.
Nisja drejt zonës Vasiliko për plazh dhe aktivitete ujore.
Kohë e lirë deri në pasdite dhe kthimi në hotel.
Në mbrëmje mundësi për argëtim në taverna apo klube.
Dita 4 – Qëndrim i lirë
Ditë e lirë për të shijuar ambientet e hotelit ose plazhin.
Dita 5 – Ishulli i Breshkave
Mëngjesi në hotel.
Ekskursion opsional drejt ishullit Marathonisi për të parë breshkat Caretta Caretta dhe për të shijuar plazhin.
Kthimi në hotel dhe pasdite e lirë.
Dita 6 (vetëm për programin 6-ditor)
Mëngjesi në hotel.
Nisja drejt Shqipërisë përmes të njëjtës rrugë dhe kthimi në Tiranë me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës.
Informacione rreth hotelit
Hotel Alexander The Great 4* ndodhet në qendër të Laganas, pranë bareve dhe restoranteve, me akses të lehtë në plazh.
Ofron dhoma të pajisura me ajër të kondicionuar, Wi-Fi, TV, frigorifer dhe ballkon.
Programi All Inclusive përfshin mëngjes, drekë, darkë, snacks dhe pije gjatë gjithë ditës.
Politikat kryesore
- Fëmijët 0–2.99 vjeç: falas
- Fëmijët 3–9.99 vjeç: 50% zbritje
- Mbi 10 vjeç: çmim i plotë
Rezervimi kërkon 50% parapagim, pjesa tjetër paguhet para nisjes.
Pasaporta duhet të ketë minimumi 3 muaj vlefshmëri.
Përfshihet
- Transporti me autobus komod
- Guida shoqëruese
- Akomodimi në hotel
- All Inclusive (mëngjes, drekë, darkë, pije)
- Wi-Fi falas
- Pishinë (shezlong sipas disponueshmërisë)
Nuk përfshihet
- Siguracioni i shëndetit
- Lundrimi me anije (€35, opsionale)
- Trageti (€25, i detyrueshëm)
- Taksa lokale (€10/dhomë/natë)
- Ishulli i breshkave (€25, opsionale)
Nuk u gjet asnjë koment
