Paketa Turistike Stamboll - Qyteti i Dy Kontinenteve 3 Ditë

Stamboll_3_Ditë
31.999 Lekë
43.999 Lekë
(Përfshirë taksat) Ju kurseni: 12.000 Lekë
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë

Paketa turistike 3-ditore në Stamboll ju ofron mundësinë të zbuloni një nga qytetet më historike dhe të vizituara në botë. Udhëtimi realizohet me avion nga Tirana dhe përfshin guida shoqëruese gjatë gjithë turit, akomodim në hotel dhe transferta lokale.

Gjatë këtij programi do të vizitoni disa nga atraksionet më të njohura të Stambollit si Pazari i Madh Kapali Çarshi, Sheshi Sultan Ahmet, Xhamia Blu, Hagia Sophia, Pallati Topkapi, Sheshi Taksim dhe shumë vende të tjera ikonike. Programi përfshin gjithashtu vizita panoramike dhe mundësi për ekskursione shtesë si lundrimi në Bosfor dhe vizita në Akuariumin e Stambollit.

Datat e Udhëtimit

  • 3 – 5 Prill — 319€ / person

  • 11 – 13 Prill — 319€ / person

  • 17 – 19 Prill — 319€ / person

  • 24 – 26 Prill — 319€ / person

  • 1 – 3 Maj — 329€ / person

  • 8 – 10 Maj — 329€ / person

  • 22 – 24 Maj — 329€ / person

Orari i Fluturimit

Nisja: Tiranë 09:40 – 12:20 Stamboll
Kthimi: Stamboll 18:20 – 19:00 Tiranë

Çmimi Përfshin

  • Biletën e avionit vajtje – ardhje

  • Akomodimin në hotel 3* ose 4*

  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit

  • Bagazh dore 8 kg + valixhe 20 kg

  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus

  • Guidë shoqëruese gjatë udhëtimit

Çmimi Nuk Përfshin

  • Hyrjet në monumente dhe muzeume

  • Siguracionin e shëndetit në udhëtim

  • Taksa lokale (2 € për person për natë)

  • Çdo shërbim që nuk është përmendur në paketë

Programi i Udhëtimit

Dita 1 – Stamboll

Nisja nga aeroporti i Tiranës dhe fluturimi direkt drejt Stambollit. Pas mbërritjes fillon vizita në Pazarin e Madh Kapali Çarshi, një nga tregjet më të mëdha dhe më historike në botë.

Më pas vizitë në Sheshin Sultan Ahmet ku ndodhen disa nga monumentet më të rëndësishme të qytetit si Pallati Topkapi, Xhamia Blu dhe Hagia Sophia. Pas përfundimit të vizitave transferimi në hotel dhe akomodimi.

Dita 2 – Stamboll

Pas mëngjesit vizitë në Akuariumin e Stambollit, një nga më të mëdhenjtë në botë. Në vijim ndalesë panoramike në Pallatin Dolmabahçe.

Programi vazhdon me lundrim në Bosfor për të parë pjesën europiane dhe aziatike të qytetit. Në mbrëmje mundësi për darkë dhe shfaqje tradicionale turke gjatë një lundrimi në Bosfor.

Dita 3 – Stamboll

Pas mëngjesit vizitë në Kodrën Çamlıca për të shijuar pamjen panoramike të qytetit. Më pas vazhdon vizita në Sheshin Taksim dhe kohë e lirë për shëtitje ose shopping.

Në vijim vizitë në Muzeun Panorama 1453 dhe ndalesë në një qendër tregtare. Transferimi në aeroport dhe fluturimi për në Tiranë.

Informacion i Rëndësishëm

Pasaporta duhet të ketë minimumi 6 muaj vlefshmëri nga dita e hyrjes në Turqi. Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në varësi të orareve të fluturimeve, trafikut ose kushteve të tjera operative. Rezervimi kërkon 50% parapagim dhe pagesa e kryer është e pakthyeshme.

General
Fushata
  • Travel-Packages

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi