Paketa Turistike Milano, Lugano, Liqeni Como & Maggiore 3 Ditë nga Tirana me Avion €379

TT-IT-MLCM
37.999 Lekë
47.999 Lekë
(Përfshirë taksat) Ju kurseni: 10.000 Lekë
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë

Ky udhëtim 3-ditor ju ofron mundësinë të zbuloni disa nga destinacionet më të bukura të Italisë dhe Zvicrës. Gjatë këtij programi do të vizitoni qytetin elegant të Milanos, qytetin piktoresk të Luganos dhe disa nga liqenet më të famshme të Europës si Liqeni Como dhe Liqeni Maggiore.

Programi përfshin shëtitje në qytete historike, panorama të mrekullueshme buzë liqeneve dhe vizita në destinacione ikonike si Bellagio, Tremezzo dhe Menaggio. Udhëtimi realizohet me fluturim direkt nga Tirana dhe përfshin akomodim në hotel, transferta dhe guida shoqëruese gjatë gjithë itinerarit.

Datat e Nisjes

  • 21 – 23 Mars — 379€ / person

  • 1 – 3 Maj — 379€ / person

Vizitohen

  • Milano

  • Lugano

  • Liqeni Maggiore

  • Como

  • Liqeni Como

  • Bellagio

  • Tremezzo

  • Menaggio

Orari i Fluturimit

Nisja: Tirane 06:05 – 08:10 Milano Malpensa
Kthimi: Milano Malpensa 21:55 – 23:50 Tirane

Çmimi Përfshin

  • Biletën e avionit vajtje – ardhje

  • Akomodimin në hotel 3* ose 4*

  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit

  • Bagazh dore deri në 40 × 30 × 20 cm

  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus

  • Guidë shoqëruese gjatë udhëtimit

Çmimi Nuk Përfshin

  • Hyrjet në monumente dhe muzeume

  • Siguracionin e shëndetit në udhëtim

  • Taksa e qytetit sipas hotelit

  • Çdo shërbim që nuk është përmendur në paketë

Programi i Udhëtimit

Dita 1 – Milano, Lugano, Liqeni Maggiore

Takimi në aeroportin “Nënë Tereza” dy orë përpara fluturimit. Nisja nga Tirana në orën 06:05 dhe mbërritja në Milano Malpensa në 08:10. Pas procedurave aeroportuale nisja me autobus drejt Luganos.

Vizitë në qytetin e Luganos duke përfshirë Parco Ciani, Piazza della Riforma dhe shëtitje panoramike buzë liqenit. Më pas vazhdimi i udhëtimit drejt Liqenit Maggiore me ndalesë panoramike dhe shëtitje buzë liqenit. Në fund të ditës nisja drejt Milanos dhe akomodimi në hotel. Mbrëmje e lirë.

Dita 2 – Liqeni Como, Bellagio, Menaggio

Pas mëngjesit nisja drejt Liqenit Como. Ndalesa e parë në qytetin Como me vizitë në qendrën historike, Katedralen e Komos dhe shëtitoren buzë liqenit.

Vazhdimi drejt Tremezzo me ndalesë panoramike. Lundrim me traget nga Tremezzo drejt Bellagio. Vizitë në Bellagio dhe kohë e lirë për shëtitje ose drekë. Më pas lundrim drejt Menaggio dhe shëtitje në qytet. Në mbrëmje kthimi në Milano dhe akomodimi në hotel.

Dita 3 – Milano

Pas mëngjesit vizitë panoramike e Milanos duke përfshirë Duomo di Milano, Galleria Vittorio Emanuele II, Teatro alla Scala (nga jashtë) dhe Castello Sforzesco.

Kohë e lirë për shopping ose kafe. Në vijim transferim drejt aeroportit Milano Malpensa dhe fluturimi për në Tiranë në orën 21:55. Mbërritja në Tiranë në 23:50.

Politikat e Fëmijëve

  • Fëmijët 0 – 1.99 vjeç: 130€

  • Fëmijët 2 – 9.99 vjeç: 40€ më pak nga çmimi i të rriturit

  • Fëmijët mbi 10 vjeç: paguajnë si të rritur

Informacion i Rëndësishëm

Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në varësi të orareve të fluturimeve, kushteve të trafikut ose rrethanave të tjera operative. Në çdo rast programi do të realizohet duke bërë rregullimet e nevojshme.

Rezervimi kërkon 50% parapagim, ndërsa pjesa tjetër duhet paguar 10 ditë para nisjes. Pagesat e kryera janë të pakthyeshme. Pasaporta duhet të ketë minimumi 3 muaj vlefshmëri në momentin e kthimit nga udhëtimi.

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi