Paketa Turistike Sardinia 5 Ditë nga Tirana (Avion + Guidë)
Zbuloni bukuritë e Sardinisë me një paketë 5-ditore nga Tirana. Vizitoni Costa Smeralda, La Pelosa Beach dhe Alghero me fluturim, hotel dhe guida të përfshira.
PUSHIME NË SARDINIA, 5 DITË AVION
Nisjet:
- 15 - 19 Korrik – €519/person
- 19 - 23 Gusht – €519/person
Fluturimet:
Tirana – Alghero 14:00 - 15:50
Alghero – Tirana 16:25 - 18:10
Vizitohen: Costa Smeralda, Capo Caccia, Grotta di Nettuno, Stintino, La Pelosa Beach, Alghero
Dita 1
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin rreth 2 orë para nisjes.
Fluturimi direkt drejt Algheros dhe mbërritja në aeroport.
Transferimi me autobus drejt Sassari (rreth 40 minuta), check-in dhe sistemimi në hotel.
Shëtitje orientuese në qendrën historike të Sassarit për grupin.
Mbrëmje e lirë.
Dita 2
Mëngjesi në hotel.
Nisja drejt zonës së Costa Smeralda (rreth 2–2.5 orë).
Vizitë panoramike në Porto Cervo dhe ndalesë për fotografi pranë plazheve si Liscia Ruja ose Spiaggia del Principe.
Kohë e lirë për plazh.
Kthimi në hotel në Sassari pasdite.
Mbrëmje e lirë.
Dita 3
Mëngjesi në hotel.
Nisja me autobus drejt Stintino (rreth 45 minuta).
Vizitë në plazhin La Pelosa Beach, një nga më të bukurit në Sardinia, ku do të keni kohë të lirë për relaks dhe plazh.
Kthimi në Sassari në pasdite.
Mbrëmje e lirë.
Dita 4
Mëngjesi në hotel.
Nisja drejt portit të Palau (rreth 2–2.5 orë).
Mundësi për ekskursion ditor me anije drejt Arkipelagut të La Maddalena (opsionale), i njohur për ujërat kristal dhe plazhet e bardha.
Gjatë lundrimit vizitohen:
- Ishulli Spargi (ndalesë për plazh)
- Ishulli Budelli (panoramë e plazhit me rërë rozë)
- Ishulli Santa Maria (not dhe relaks)
- Ishulli La Maddalena (shëtitje në qendër)
Ekskursioni zgjat rreth 7 orë dhe përfundon rreth orës 17:00.
Kthimi në hotel.
Mbrëmje e lirë.
Dita 5
Mëngjesi në hotel dhe check-out.
Transfer drejt Alghero (rreth 35 minuta).
Shëtitje panoramike në qendrën historike të qytetit: muret katalanase, Piazza Civica dhe porti.
Kohë e lirë për kafe buzë detit.
Transfer drejt aeroportit dhe fluturimi për në Tiranë.
Politikat e fëmijëve
- 0–1.99 vjeç: €130
- 2–9.99 vjeç: €40 më pak nga çmimi i të rriturit
- 10+ vjeç: çmim i plotë
Informacione të rëndësishme
Programi mund të ndryshojë në varësi të orareve të fluturimit, kushteve të trafikut apo aktiviteteve opsionale.
Akomodimi mund të jetë në dhoma dopjo ose me krevate teke të bashkuar. Dhoma single ka kosto shtesë.
Rezervimi kërkon 50% parapagim, ndërsa pjesa tjetër paguhet 10 ditë para nisjes.
Pasaporta duhet të ketë minimumi 3 muaj vlefshmëri.
Përfshihet
- Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
- Bileta avioni vajtje – ardhje
- Transfertat dhe shëtitjet sipas programit
- Çantë shpine (10 kg)
- Mëngjeset
- Akomodimi për 4 netë
Nuk përfshihet
- Siguracioni i shëndetit
- Taksa e qytetit
- Çdo shërbim i papërmendur më sipër
Nuk u gjet asnjë koment
