Paketa Turistike Amalfi, Positano & Capri 5 Ditë nga Tirana (Avion + Guidë)
Zbuloni rivierën italiane me një paketë 5-ditore në Amalfi, Positano dhe Capri. Përfshin fluturimin, hotel 4*, guida dhe vizita në destinacionet më të bukura të Italisë së Jugut.
PUSHIME NË AMALFI – POSITANO – CAPRI, 5 DITË AVION & GUIDË
Nisjet:
- 9 - 13 Korrik – €509
- 20 - 24 Korrik – €509
- 1 - 5 Gusht – €529
- 10 - 14 Gusht – €529
Oraret e fluturimeve:
Tiranë - Bari 06:00 - 07:00
Bari - Tiranë 23:40 - 00:35
Vizitohen: Napoli, Amalfi, Positano, Capri, Salerno, Sorrento, Alberobello
Dita 1
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin rreth 2 orë e 30 minuta para nisjes.
Fluturimi direkt drejt Barit dhe mbërritja në aeroport.
Nisja me autobus për në Napoli, ku do të zhvillohet një shëtitje panoramike në pikat kryesore si: Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo dhe Castel Nuovo.
Më pas transferimi drejt hotelit, akomodimi dhe konsumimi i darkës.
Dita 2
Mëngjesi në hotel.
Nisja herët drejt Sorrentos dhe shëtitje në këmbë në qytet, ku vizitohen porti, katedralja, manastiri i Shën Françeskut, Sheshi Shën Antoni dhe Bazilika Sant Antonio.
Mundësi për nisje me traget drejt ishullit Capri (opsionale).
Vizitë panoramike në Capri me ndalesa në Marina Grande dhe në qendrën e sipërme të ishullit, ku mund të ngjiteni me fenikular për të vizituar Piazzetta, Kishën e Shën Stefanit, Kopshtet e Augustit dhe pika të tjera panoramike.
Kthimi në Sorrento, më pas në hotel dhe darka.
Dita 3
Mëngjesi në hotel.
Opsionale: udhëtim me anije Salerno – Positano – Salerno.
Vizitë në Positano, shëtitje në shëtitore, vizitë në Kishën Santa Maria Assunta dhe ngjitje në pika panoramike për pamje të rivierës.
Kohë e lirë për plazh.
Kthimi në hotel, darka dhe mbrëmje e lirë.
Dita 4
Opsionale: udhëtim me anije Salerno – Amalfi – Salerno.
Shëtitje në Amalfi me vizita në Katedralen, Muzeun e Letrës dhe Chiostro del Paradiso.
Kohë e lirë për relaks në plazh.
Kthimi në hotel në Salerno, darka dhe mbrëmje e lirë.
Dita 5
Mëngjesi në hotel.
Transferta drejt Barit me ndalesë opsionale në Alberobello.
Pas vizitës, nisja drejt aeroportit dhe kthimi për në Tiranë sipas orarit.
Informacione të rëndësishme
Programi i udhëtimit mund të pësojë ndryshime në varësi të orareve të fluturimit, disponueshmërisë së aktiviteteve apo kushteve të trafikut.
Akomodimi mund të jetë në dhoma me krevate dopjo ose teke të bashkuar. Dhoma single ka kosto shtesë.
Për fëmijët:
- 0–1.99 vjeç: €110
- Deri në 10 vjeç: €40 zbritje
Rezervimi kërkon 50% parapagim, ndërsa pjesa tjetër paguhet 10 ditë para nisjes.
Pasaporta duhet të ketë minimumi 3 muaj vlefshmëri.
Përfshihet
- Akomodimi në hotel 4*
- Guida shoqëruese
- Bileta avioni vajtje-ardhje
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus
- Çantë shpine (10 kg)
- Mëngjeset gjatë qëndrimit
Nuk përfshihet
- Siguracioni i shëndetit
- Hyrjet në monumente dhe muze
- Ekskursionet opsionale (Capri, Amalfi, Positano)
- Taksa e qytetit
- Darkat ekstra (€30/natë)
Nuk u gjet asnjë koment
