Paketa Turistike Barcelonë 3 & 4 Ditë nga Tirana me Avion dhe Guidë €399
Paketa turistike në Barcelonë ju ofron mundësinë të zbuloni një nga qytetet më të bukura dhe më të vizituara të Spanjës. Gjatë këtij udhëtimi 3 ose 4-ditor do të vizitoni atraksionet kryesore të qytetit, arkitekturën e famshme të Antoni Gaudit dhe sheshet historike të Barcelonës.
Programi përfshin fluturim direkt nga Tirana, akomodim në hotel, mëngjes, transferta dhe guida shoqëruese gjatë gjithë udhëtimit. Gjatë vizitave do të shihni vende ikonike si Park Güell, Sagrada Familia, Las Ramblas, Camp Nou dhe lagjen gotike të qytetit.
Datat e Udhëtimit
-
19 – 22 Mars — 459€ (4 ditë)
-
7 – 10 Maj — 399€ (4 ditë)
-
30 Maj – 1 Qershor — 419€ (3 ditë)
Orari i Fluturimit
Nisja: Tiranë 19:15 – 22:00 Barcelonë
Kthimi: Barcelonë 22:45 – 01:20 Tiranë
Çmimi Përfshin
-
Biletën e avionit vajtje – ardhje
-
Akomodimin në hotel 3* ose 4*
-
Mëngjesin për të gjitha ditët e udhëtimit
-
Bagazh dore deri në 40 × 30 × 20 cm
-
Transfertat dhe shëtitjet me autobus
-
Guidë shoqëruese gjatë udhëtimit
Çmimi Nuk Përfshin
-
Hyrjet në Park Güell, Sagrada Familia, Camp Nou dhe Akuarium
-
Siguracionin e shëndetit në udhëtim
-
Taksa lokale për turistët 1.5€ për person për natë
-
Udhëtimin opsional në Montserrat
-
Çdo shërbim që nuk është përmendur në paketë
Programi i Udhëtimit
Dita 1 – Barcelonë
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin rreth 3 orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt drejt Barcelonës dhe mbërritja në mbrëmje. Pas mbërritjes bëhet transferimi drejt hotelit dhe akomodimi.
Dita 2 – Barcelonë
Pas mëngjesit vizitë në Parc de la Ciutadella ku ndodhen Harku i Triumfit dhe monumenti Cascada. Më pas vazhdon vizita në Park Güell, një nga veprat më të njohura të arkitektit Antoni Gaudi.
Programi vazhdon me vizitë në Barceloneta dhe portin e kroçerave ku ndodhet statuja e Kristofor Kolombit. Mbrëmje e lirë dhe akomodim në hotel.
Dita 3 – Montserrat dhe atraksionet e Barcelonës
Pas mëngjesit vizitë në Manastirin e Montserrat (opsionale). Në vijim vazhdon programi me vizitë në stadiumin Camp Nou dhe muzeun e ekipit FC Barcelona.
Në fund të ditës vizitë në Bazilikën e famshme Sagrada Familia. Mbrëmje e lirë dhe kthim në hotel.
Dita 4 – Qyteti i Vjetër i Barcelonës
Pas mëngjesit vizitë në kodrën Montjuïc dhe Muzeun Kombëtar të Artit Katalan. Më pas vazhdojmë me shëtitje në qytetin e vjetër të Barcelonës duke vizituar Katedralen e Shën Eulalisë, lagjen gotike dhe sheshet historike të qytetit.
Programi vazhdon me shëtitje në Passeig de Gracia ku ndodhen disa nga ndërtesat më të famshme të Gaudit si Casa Batllo dhe Casa Mila. Vizitë në Plaça Catalunya dhe bulevardin Las Ramblas. Në mbrëmje transferimi drejt aeroportit dhe fluturimi për në Tiranë.
Politikat e Fëmijëve
-
Fëmijët 0 – 1.99 vjeç: 130€
-
Fëmijët 2 – 9.99 vjeç: 40€ më pak nga çmimi i të rriturit
-
Fëmijët mbi 10 vjeç: paguajnë si të rritur
Informacion i Rëndësishëm
Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në varësi të orareve të fluturimeve, trafikut ose kushteve operative. Rezervimi kërkon 50% parapagim dhe pjesa tjetër paguhet 10 ditë para nisjes. Pagesa e kryer është e pakthyeshme dhe pasaporta duhet të ketë minimumi 3 muaj vlefshmëri në momentin e kthimit nga udhëtimi.
- Travel-Packages
Nuk u gjet asnjë koment
