Paketa Turistike Athinë – Pire 3 Ditë nga Tirana me Autobus €135
Paketa turistike 3-ditore në Athinë dhe Pire ju ofron mundësinë të vizitoni kryeqytetin historik të Greqisë dhe një nga portet më të njohura të Mesdheut. Udhëtimi realizohet me autobus komod nga Tirana dhe përfshin akomodim në hotel, mëngjes dhe shoqërues shqiptar gjatë gjithë programit.
Gjatë këtij udhëtimi do të vizitoni monumentet më të rëndësishme të Athinës si Akropoli, Tempulli i Zeusit Olimpik, Agora e Lashtë dhe Sheshi Syntagma. Programi përfshin gjithashtu shëtitje në qendrën e qytetit dhe kohë të lirë për shopping ose për të shijuar atmosferën e qytetit.
Datat e Udhëtimit
Mars
-
14 – 16 Mars — 135€ / person
-
20 – 22 Mars — 135€ / person
-
27 – 29 Mars — 135€ / person
Prill
-
4 – 6 Prill — 149€ / person
-
11 – 13 Prill — 149€ / person
-
17 – 19 Prill — 149€ / person
-
24 – 26 Prill — 149€ / person
Akomodimi: Hotel 3* ose 4* me mëngjes
Çmimi Përfshin
-
Akomodimin në hotel 3* ose 4*
-
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
-
Transportin me automjet komod
-
Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
Çmimi Nuk Përfshin
-
Hyrjet në monumente dhe muzeume
-
Taksa lokale 2.50€ për person për natë
-
Çdo shërbim që nuk është përmendur në paketë
Programi i Udhëtimit
Dita 1 – Tiranë, Patra, Athinë
Nisja nga Tirana në orën 23:00 dhe nga Durrësi në 23:30 një ditë para datës së udhëtimit. Udhëtimi vazhdon drejt Athinës përmes pikës kufitare të Kakavijës me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës.
Pas mbërritjes në Athinë vizitë në qendër të qytetit duke përfshirë Sheshin Syntagma dhe ndërtesën e Parlamentit. Në mbrëmje akomodimi në hotel në Athinë ose në Pire dhe kohë e lirë.
Dita 2 – Athinë
Pas mëngjesit në hotel vizitë në Parkun Arkeologjik të Akropolit dhe monumentet përreth. Do të shihen Odeoni i Herod Atticus, Kulla e Erërave dhe Agora e Lashtë.
Programi vazhdon me vizitë në Tempullin e Zeusit Olimpik dhe Harkun e Hadrianit. Pas vizitave kohë e lirë për drekë ose shopping në qytet.
Dita 3 – Athinë, Patra, Tiranë
Pas mëngjesit nisja drejt Shqipërisë duke kaluar nëpër qytetet Patra dhe Janinë. Ndalesa gjatë rrugës për pushim dhe drekë.
Kalimi i kufirit në Kakavijë dhe mbërritja në Durrës dhe Tiranë në mbrëmje.
Politikat e Fëmijëve
-
0 – 2.99 vjeç: Falas
-
3 – 6.99 vjeç: 50% zbritje
-
Mbi 7 vjeç: Pagesë e plotë
Informacion i Rëndësishëm
Akomodimi në dhomë teke ka pagesë ekstra. Rezervimi kërkon pagesë të plotë dhe pagesa e kryer është e pakthyeshme. Për realizimin e udhëtimit kërkohen minimumi 20 pjesëmarrës. Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për mungesë dokumentacioni ose arsye të tjera. Nëse udhëtari është nën 18 vjeç dhe nuk udhëton me të dy prindërit, kërkohet prokurë e noterizuar.
Nuk u gjet asnjë koment
