Salla e zvarranikëve-Lemony Snicket

DTR_9789928816559
‍799‍ Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Tre fëmijët Bodlerë - Violeta, Klausi dhe Diellza - kanë mbetur jetimë dhe u është dashur të përballen me vetë të keqen: Kontin Olaf, i pamëshirshëm, tinëzar, i gatshëm të bëjë gjithçka për t’u rrëmbyer pasurinë. Pasi i shpëtojnë nga kthetrat, tre Bodlerët gjejnë strehim te dr. Montgomeri, një zotëri i çuditshëm, i cili i pret në një shtëpi të mbushur me zvarranikë, pasioni dhe puna e tij. Fëmijët e ndiejnë se mund t’i besojnë këtij burri të mirë, të cilin nuk e kanë takuar kurrë më parë, por që duket se ka një dashuri të sinqertë për ta, që nuk lidhet me paratë. Dhe çastin fillestar të mosbesimit e kalojnë shpejt, sepse deri edhe gjarpërinjtë e frikshëm tregojnë anën e tyre të mirë me jetimët Bodlerë. Por prapa qetësisë në dukje, pavarësisht nga mosha, fëmijët e dinë se paqja në shtëpinë e re nuk do të zgjasë shumë, e lëre më përgjithmonë. Sepse, edhe nëse nuk mund ta shohin, Konti Olaf nuk dorëzohet dhe, në mënyrat e tij, po komploton një plan të errët, me të njëjtin fiksim në kokë: t’i shkatërrojë dhe t’i grabisë... Libri i dytë i serisë “Aventurat fatkeqe të jetimëve Bodlerë” është po aq argëtues e plot humor sa i pari. Tre protagonistët e rinj formojnë një skuadër të mrekullueshme e përballen me një mijë vështirësi, secili me dhuntinë e vet: dikush me dhëmbët e fortë, dikush me librat e lexuar dhe Violeta, me talentin e shpikjes. Lexuesit do të duan të mësojnë se çfarë tjetër do t’i ndodhë kësaj tresheje vogëlushësh, kur të rriturit nuk besojnë çka po ndodh nën hundën e tyre dhe mendojnë se mund t’i mbrojnë fëmijët, shumë më të zot se ata. Lexuesi i ri e adhuron këtë seri, të përkthyer në shumë gjuhë.

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2025Salla e zvarranikëve Lemony Snicket1609789928816559

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi