Të Pafajshmit-Paola Calvetti

BK_TE PAFAJSHMIT
‍999‍ Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Jakobi dhe Dasha, dy zëra të humbur në partiturën e jetës, ngjiten në skenë për të luajtur “Koncertin dysh për violinë dhe violonçel” të Brahmsit, i cili, faqe pas faqeje, shndërrohet në sfondin ku ata ripërjetojnë hapat e historisë së tyre të dashurisë. Por jo gjithmonë dashuria është shpëtimtare, aq më pak kur brenda saj pulsojnë pa pushim plagë të vjetra.

Pas një mungese të gjatë, Jakobi kthehet në Firence, në Institutin e të Pafajshmëve, jetimoren ku u rrit, pasi u braktis nga një nënë e mbetur në hije, zbulimi i identitetit të së cilës, me kalimin e viteve, iu kthye në fiksim e nuk e linte të jetonte.

Dasha ka lindur në një qytet të vogël në Shqipëri. Falë një babai të devotshëm dhe largpamës, ajo ndoqi Liceun e Tiranës, ku u njoh me violonçelin, i cili do të bëhej shoku i saj i vetëm. Pas rënies së regjimit, ajo largohet me anije nga Porti i Durrësit, bashkë me instrumentin e saj, dhe zbarkon në Brindisi më 7 mars 1991, bashkë me mijëra refugjatë. Megjithëse iu desh të shkëpuste lidhjet me vendin e saj, muzika bëri mrekullinë: e mbrojti shpirtin e saj delikat e të fortë nga dhembja.

Gjatë koncertit të Brahmsit, do të ndodhë diçka e paparashikueshme.

Muzika kthehet në jehonë të dashurisë dhe të një zbulimi tronditës, që pasohet nga një qetësi magjiplotë, si ajo që mbetet edhe në zemrën e lexuesit.

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi