KUR FRYMA BEHET AJER-PAUL KALANITHI

BK_KUR FRYMA BEHET AJER P.KALANITHI
‍999‍ Lekë
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Një mjek, sëmundja e tij dhe kuptimi i vërtetë i jetës…

Një mësim i vyer për jetën

…megjithatë, diçka të së ardhmes nuk e anashkaloj dot: vajzën tonë, Kedin. Shpresoj të jetoj aq gjatë sa ajo të më kujtojë. Fjalët sigurisht që jetojnë më gjatë sesa unë. Kisha menduar t’i lija asaj letra, po çfarë t’i shkruaj? Nuk mund ta di se si do të jetë ajo në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare. Nuk mund ta di as nëse do ta pëlqejë emrin përkëdhelës që i kemi vënë ne, por ndoshta ka diçka që mund t’i them atij fëmije që paraqet të ardhmen time. Ajo do të jetojë shumë pak me mua, që kam vetëm të shkuar.

Mesazhi im për të është i thjeshtë:

“Kur të jesh në një nga ato çastet e shumta në jetë, kur do të të duhet të bësh një pasqyrë të vetes, merr një libër llogarish ku të shkruash se çfarë ke qenë, çfarë ke bërë dhe çfarë rëndësie ke pasur ti për botën. Të lutem, mos harro të përfshish në të faktin që ti mbushe ditët e një njeriu në prag të vdekjes, me dashuri të pafundme, me një gëzim të panjohur kurrë më parë për të, një gëzim që nuk rreket të kërkojë më shumë, por qëndron në hije, i kënaqur me aq. Në këtë kohë, kjo është gjëja më e bukur!”

 

PAUL KALANITHI ishte neurokirurg dhe shkrimtar. Ai u diplomua në Universitetin e Stenfordit për anglisht dhe biologji. Më pas, studioi për histori, filozofi dhe mjekësi në Universitetin e Kembrixhit dhe u diplomua me medalje ari nga Fakulteti i Mjekësisë së Jeilit.
Ai ndërroi jetë në mars 2015, duke lënë pas një familje të madhe e të dashur, përfshirë bashkëshorten e tij, Lusin, dhe vajzën e tyre, Elizabeta Akadian.

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi