Udhetimet e Guliverit-Jonathan Swift
Kryevepra e Suiftit Udhëtimet e Guliverit u botua pa emrin e autorit më 1726, duke arritur menjëherë një sukses të madh. I shkruar me një stil të thjeshtë, por në të njëjtën kohë të mprehtë dhe gjithë fantazi, romani zuri vend në veprat klasike të letërsisë për fëmijë, edhe pse është i mbushur me analiza dhe mendime për nivele të ndryshme lexuesish.
Ky roman satirik, i nisur si një sulm i ashpër alegorik kundër zbrazëtisë së jetës dhe hipokrizisë së oborrtarëve dhe të politikanëve të kohës, u pasurua gjatë shtjellimit të mëtejshëm, duke u shtrirë në disa vjet, me analiza më të kujdesshme të Suiftit për shoqërinë njerëzore.
Kritika ndaj sistemit politik u zgjerua në këtë mënyrë duke përfshirë të gjithë shoqërinë njerëzore.
Xhonatan Suifti (Dublin 1667-1745) është një nga shkrimtarët më të veçantë anglosaksonë të të gjitha kohërave. I quajtur si një ndër mjeshtërit e prozës satirike, ai merret me politikën dhe me fenë duke shqyrtuar disa nga dukuritë më të pakuptimta të lidhura me fudullëkun njerëzor. Veprat e tij më të njohura janë satirat Udhëtimet e Guliverit, Tregim për fuçinë dhe Një propozim i thjeshtë.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 400 |
| ISBN | 9789928004246 |
| Viti i Botimit | 2021 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | mbi 10 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Sagë&Histori |
Nuk u gjet asnjë koment
