Qyteti i avullit-Carlos Ruiz Zafón

DTR_9789928292957
‍799‍ Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

“Mund të sjell në mendje fytyrat e fëmijëve të lagjes Ribera, me të cilët ndonjëherë luaja ose grindesha në rrugë, por asnjë që do të dëshiroja ta shpëtoja nga qoshja e shpërfilljes. Asnjë përveç Blankës.” Kështu hapet përmbledhja me tregime që autori i sagës së paharrueshme të Varrezave të Librave të Harruar e shkroi si një mirënjohje për lexuesit e tij, që e kishin ndjekur përgjatë gjithë sagës, që zuri fill me romanin Hija e erës. Një djalë i vogël vendos të bëhet shkrimtar, kur zbulon se dhuntia e tij krijuese i bie në sy bukuroshes së pasur, që po i vjedh zemrën. Një arkitekt arratiset nga Kostandinopoja me skicat e projektit të një biblioteke, që duhet t’i qëndrojë kohës përjetësisht. Një zotëri i çuditshëm tundon Cervantesin të shkruajë një libër si askush tjetër, çdo faqe e tij do të zgjaste jetën e gruas që dashuron. Dhe një arkitekt i shkëlqyer katalanas, Antoni Gaudí, kapërcen oqeanin, duke iu gëzuar dritës dhe avullit, elemente me të cilat duhej të bëheshin qytetet. Qyteti i Avullit është zgjerim i universit narrativ të sagës së Zafónit, i adhuruar në të gjithë botën: shkrimtarë të mallkuar, arkitektë vizionarë, ndërtesa fantazmagorike dhe një Barcelonë e mbështjellë me mister mbushin këto faqe me një plasticitet përshkrues të parezistueshëm. Tregimet e Qytetit të Avullit na çojnë në një vend ku dëgjojmë për herë të fundit zërin e paimitueshëm të shkrimtarit, që na bëri të ëndërrojmë si askush tjetër.

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2021Qyteti i avullit Carlos Ruiz Zafón1929789928292957

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi