Portret i papërfunduar-Agatha Christie

DTR_9789928292254
‍799‍ Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Romani Portret i papërfunduar u botua fillimisht në ShBA në maj 1942, e në janar 1943, në Britaninë e Madhe. Është vepra nr. 25 me personazh qendror detektivin e mirënjohur belg Herkul Puaro. Më 1960, vetë A. Christie e përshtati romanin për teatër, nën titullin Kthim pas në vrasje duke ndërhyrë jo pak në subjektin e romanit. Në vijim, siç ka ndodhur shpesh me pothuajse gjithë veprat e Christie-t, ky roman pati edhe përshtatje të tjera për radio dhe ekran. Puaroja shpalos edhe këtë herë aftësitë e tij, për zgjidhjen e një misteri pa pasur në dorë asnjë provë të qenësishme materiale, duke ndjekur fillin logjik të fakteve, por edhe nuhatjen prej detektivi të sprovuar. Kësaj radhe, sidoqoftë, sipërmarrja e tij vështirësohet nga distanca kohore që ndan hetimin prej krimit, që ka ndodhur 16 vite përpara ngjarjeve të romanit, duke e koklavitur shumë zbulimin e rrethanave të vrasjes së Amias Krejlit, një artisti kapriçoz e të kamur të Anglisë së gjysmës së parë të shek. XX. Lexuesi do të njohë të gjithë personazhet pothuajse të pranishëm në helmimin e tij: gruaja, e dashura, mbesa, avokati, prokurori, miqtë e tij të afërt etj. Të gjithë janë njëkohësisht dëshmitarë e të dyshuar, derisa mbërrijmë në zgjidhjen finale të misterit. Portret i papërfunduar është një pasqyrë e këndshme e jetës së borgjezisë së atyre viteve në Britaninë e Madhe, të personazheve tipikë që gëlojnë në gjirin e saj, si dhe të veseve e cilësive që e ushqejnë atë.

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2019Portret i papërfunduar Agatha Christie2329789928292254

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi