Parandjenjë e trishtë-Banana Yoshimoto
Pata një parandjenjë se do të nisesha në një udhëtim e do të humbisja në një baticë të largët në perëndim të diellit, duke përfunduar shumë, shumë larg nga vendi ku isha nisur. Ishte fillimi i verës dhe isha nëntëmnbëdhjetë vjeç.
Titulli: Parandjenjë e trishtë
Origjinali: Kanashii Yokan
Autori: Banana Yoshimoto
Shqipëroi: Ledia Dushi
Kategoria: Roman
Botues: Trishtil
Specifikimi: Kapakë të hollë
Viti i botimit: 2025
Pesha: 0.27 kg
Faqe: 148
Përmasat: 14x21 cm
ISBN: 9789928844057
Ky libër është në gjuhën shqipe
Kategoritë: 1. Letërsia bashkëkohore 2. Roman 3. letërsia japoneze 4. Banana Yoshimoto 5. Ledia Dushi
Vlerësim
Romanet e Yoshimoto-s janë si një kufi xhevahiresh. Vanity Fair
Mbi librin
Pata një parandjenjë se do të nisesha në një udhëtim e do të humbisja në një baticë të largët në perëndim të diellit, duke përfunduar shumë, shumë larg nga vendi ku isha nisur. Ishte fillimi i verës dhe isha nëntëmnbëdhjetë vjeç.
Jajoi jeton me familjen e saj të përsosur e të dashur - diçka si ato që sheh në filmat e Spielberg-ut. Por ndërkohë që prindërit i tregojnë histori të lumtura nga fëmijëria e saj, ajo përndiqet gjithnjë e më shumë nga ndjesia se ka harruar diçka të rëndësishme nga e kaluara e saj.
E vendosur të bëjë një pushim, ajo shkon të qëndrojë te tezja e saj misterioze, por e dashur, Jukino, sjellja e çuditshme e së cilës përfshin faktin që e zgjon Jajoin në dy të mëngjesit për të mirë, sheh vazhdimisht serialin E premtja e 13-të dhe hedh tutje të gjitha gjërat që dëshiron të harrojë.
Duke jetuar një jetë pa rregull, Jukino duket se po mbron veten, por nën këtë fasadë, Jajoi fillon të rigjejë kujtimet e humbura dhe gjithçka që ajo di për të kaluarën e saj rrezikon të ndryshojë përgjithmonë.
Nuk u gjet asnjë koment
