Një brengë përtej ënddrave-Peter Handke

DTR_9789928292513
‍699‍ Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Në numrin e së dielës së Volkszeitung, një gazetë e Kärntnerit, në rubrikën të ndryshme shkruhej: “Në të gdhirë të së shtunës, një shtëpiake pesëdhjetenjëvjeçare nga A. (komunë e G-së) vrau veten, pas marrjes së një doze të tepërt ilaçesh gjumi”. Fillon kështu përballja e jashtëzakonshme e Peter Handkes me vdekjen e së ëmës. Në një përpjekje të dhimbshme dhe të guximshme për t’u marrë me tmerrin gati të padurueshëm të vetëvrasjes, ai zë e bashkon ngjarjet e jetës së saj. Çka del është portreti i dashur i një gruaje të pikëlluar. Një gruaje të padukshme. Që e jeton jetën në vitet e nazizmit në Austri, në Luftën e Dytë Botërore dhe deri te Europa e frikur e pasluftës. Një grua që, për ta bërë me baba djalin që pret prej një burri të martuar, heq dorë nga buzëqeshja, martohet me një nënoficer të Vermahtit dhe transferohet me të në Berlin. Në fund të luftës, kur kthehet në vendlindje, zbulon letërsinë – Hamsunin, Dostojevskin, Folknerin – por nuk arrin ta gjejë ngushëllimin e dëshiruar. Buzëqeshja e humbur rilind si një ngërdheshje, ëndrrat e së ardhmes rrëgjohen e kthehen në përralla të së kaluarës. Në fund të një jete banale dhe të kursyer në ndjenja, në përpjekje për të ruajtur dukjen, kjo grua shpall papajtueshmërinë me botën dhe vendos të vetëvritet. Është vetëm pesëdhjetë e një vjeç. Përballë kësaj vetëvrasjeje – lajmin e mëson nga gazetat – shkrimtari austriak asokohe i ri në moshë, ndien nevojën të kompensojë me fjalë atë jetë të pajetuar. E bën këtë duke iu drejtuar rrëfimit, si gjithmonë. Por kësaj here nuk ia del t’i shohë gjërat nga larg, sepse rrëfimi për nënën flet për një jetë të prerë në mes nga një epilog tragjik, i vullnetshëm.

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2020Një brengë përtej ënddrave Peter Handke969789928292513

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi