Hamleti-Shekspir
Tragjedia më e famshme shekspiriane besohet të jetë shkruar në 1601-1602 mbi bazën e një sage daneze, por e përpunuar me një mjeshtëri aq unike sa mund të quhet vepra teatrale më popullore dhe më e thellë e skenës. Ky është një botim luksoz i përkthimit të Fan. S. Noli, rreth vitit 1926 i domosdoshëm për çdo biblotekë.
Këtu bëhet fjalë për Hamletin, princin e Danimarkës. Mbreti i Danimarkës mbytet nga vëllai i tij Mbreti Klaud për të marrë në dorë pushtetin mbretëror. Pasi merr pushtetin në dorë ai po ashtu martohet me nënën e princit Hamlet, Gertruden. Por fantazma e të atit nuk i lë të realizojnë planet makabër. Karakteri i Hamletit, jo vetëm që është një figurë e tejskajshme, gjithë përfshirëse, plot ngjyrime artistike, por ai me gjenialitetin që shprehë, fuqinë poetike, rrëfimin modular të ngjarjeve dhe elokuencën, e përmbushin aspektin kontekstual të përshkrimit që Shekspiri ka aloduar në katër tragjeditë e tij të famshme.
Data sheet
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 254 |
| ISBN | 9789928430625 |
| Published year | 2015 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Përkthyesi | Fan. S. Noli |
Nuk u gjet asnjë koment
