Fillimi i mbrapshtë-Lemony Snicket

DTR_9789928816511
‍699‍ Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

NJË SUKSES I PATURPSHËM NË SHITJE, NJË EPIDEMI KATASTROFIKE LEXUESISH, NJË SERI QË DUHET TA SHMANGNI NËSE PO KËRKONI NJË FUND TË LUMTUR! Në traditën e tregimtarëve të mëdhenj, nga Dikensi te Dahli, vjen një komedi e mrekullueshme që është njëkohësisht letrare dhe ironike, plot humor dhe e krijuar me mjeshtëri. Të treguara nga Toz Lejmoni (Lemony Snicket) dhe të stolisura me vizatime nga Brett Helquisti, kurrë më parë një seri librash me tre fëmijë simpatikë dhe të pafat, nuk ka qenë kaq magjepsëse, ose kaq vramendëse. Violeta, Klausi dhe Diellza Bodleri janë fëmijë të mençur. Ata janë simpatikë, të shkathët dhe kanë fytyra të bukura me tipare të këndshme. Fatkeqësisht, janë tejet të pafat. Në atë periudhë, për të cilën bien të gjithë në një mendje se është një fillim shumë i mbrapshtë për vazhdimin e jetës së tyre, këta tre fëmijë jo vetëm që mësojnë se prindërit u kanë vdekur dhe se kanë mbetur jetimë brenda natës, por edhe se njëfarë Kont Olafi do të jetë kujdestari i tyre. I neveritshëm, i shpifur dhe vërtet i lig, Konti tregon që është po aq lakmitar, po aq i pangopur sa edhe drita djallëzore që i shkëlqen në sy. Pasuria e familjes është në rrezik, vëllai e motrat duhet të durojnë disa gjëra të tmerrshme përpara se - siç shpresojmë - të mbijetojnë: tesha që u gërvishtin trupin e u shkaktojnë të kruara, patate të ziera, njerëz të rritur të pazot dhe një dasmë në të cilën askush nuk dëshiron të marrë pjesë, duke përfshirë edhe nusen. Lexoni tani… ose heshtni përgjithmonë.

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2025Fillimi i mbrapshtë Lemony Snicket9789928816511

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi