Erotika-Jani Ricos

DTR_9789928292230
‍799‍ Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

“Përmbledhja poetike e Janis Ricosit, me titullin “Erotika” që i prezantohet lexuesit, është kuintesenca e gjithë krijimtarisë së tij lirike-erotike. I shkruar në fillim të dhjetëvjeçarit të fundit të jetës së tij, ky vëllim, ndryshe nga vëllimet e tij të mëparshme poetike, shquhet për modernizmin e theksuar, për lakonizmin artistik, formën minimaliste, ku gjallon një numër i pafundmë figurash, simbolesh mitike e biblike dhe elementesh natyrore. “Erotika” ndahet në tri pjesë, të cilat që në titull përçojnë veçanësinë e stilit dhe përmbajtjes së tyre. Pjesa e parë që përbëhet nga 44 poezi të shkurtra, ka si titull “Suitë minore në të kuqe maxhore”; pjesa e dytë është një poemë strofash të shkurtra, me titullin “Trup lakuriq”; ndërsa pjesa e tretë, “Fjala mishtore”, i afrohet më tepër prozës poetike, dhe përfshin 12 shkrime poetike. “Erotika” është e zhveshur nga miklimet poetike, ka spontanitetin e erotizmit të pastër, burimor. Poezitë e tij flasin për ngjizjen mishtore, për frikën e humbjes së të dashurës, për mrekullinë e aktit erotik, për botën parë me sytë e dashurisë. Përshkrimet e tij janë tejet të gjalla, tejet tunduese, tejet të prekshme dhe të pakapshme njëkohësisht. Lexuesi shqiptar do të njohë një Ricos të zhytur kokë e këmbë në dashuri, një Ricos panteist, në poezitë e të cilit shpirti erotik gjallon kudo, në fruta, në sende, objekte, peizazhe, pemë, zogj etj. Në një intervistë Ricosi shprehet që erotizmi i poezive të tij, është antidoti ndaj zvetënimit të pamëshirshëm, që sjell koha dhe rreshkja e trupit. Poezia e Ricosit është provokuese deri në asht. Ajo shenjon ndërthurjen e pazgjidhshme mes fjalës e trupit, e cila mishërohet mjeshtërisht, që në poezinë hyrëse.”

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2019Erotika Jani Ricos1249789928292230

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi