E çmendun, e çmendun, e çmendun dashunie për ty-Alda Merini

DTR_9789928292780
‍599‍ Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

“Një përmbledhje poezish, në vazhdën e përmbledhjes me poezi të poetit të madh francez, Prévert “Kjo dashuri”. Poezi për t’u lexuar, për t’u recituar, për t’u kopjuar, për t’u dhënë si dhuratë: për të gjithë të rinjtë që, falë një libri, mund të shprehin ndjenjat e tyre më të thella dhe më komplekse. Poezia, dashuria dhe çmenduria futen njëkohësisht në jetën e poetes Alda Merini, një stuhi që e përmbysi, në adoleshencë, deri kur ajo arrin të fitojë mbi të, me forcën e fjalës. Ndërkohë që tregon për vitet e kaluara në spitalin psikiatrik, ajo padit përvojën më të dhimbshme: urdhrin që i jep mjeku që të mos dashurohet. Në poezitë e Alda Merinit dashuria, më shumë se një temë dominuese, është shpirti që përshkon vargjet, është mekanizmi që vë në lëvizje fjalët. Objekt i dashurisë është gjithçka që mund të nxisë tek ajo një “ngacmim përrallor të mendjes”, një “mrekulli abstrakte”; që tejkalon çdo përkufizim kohor e hapësinor. Dashuria, ashtu si poezia, është e patjetërsueshme, e pakorruptueshme edhe nga të qenit e dëmshme, është kundërhelmi më i mundshëm i çmendurisë. “Nuk është poezia ajo që të çmend, por rrethanat e jetës; jo çdo i çmendur është edhe poet”. Poezia e Alda Merinit nuk hap botë, por i sugjeron ato, jep shpresë, sfidon veten dhe të tjerët, me enigmat e saj. Grumbullon fragmente, zbulon gjurmë hyjnish ikanake, hije të një bukurie që për një moment është shfaqur, jehona zhurmash dhe tinguj tashmë të zhdukur: “Zemra ime është pyll i shkretë, / i virgjër, dendur me hije dhe zhurma / të lehta, vegimesh fluturake, / ngarendjesh edhe më fluturake”.

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2021E çmendun, e çmendun, e çmendun dashunie për ty Alda Merini969789928292780

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi