Zonjat E Para-Kate Andersen Brower

BK_ZONJAT E PARA
1.299 Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 22.04 dhe 24.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Delivery
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Libri “Zonjat e para” na njeh me historitë e dhjetë grave të mrekullueshme, të cilat kanë lënë gjurmë në histori, si zonjat e para më të diskutuara, që prej vitit 1960. Kjo biografi në grup na ndihmon të kuptojmë çfarë ka ndodhur ndër vite pas dyerve të adresës më të fuqishme në botë. Autorja sjell një shikim të imtësishëm në jetën e zonjave të para të Amerikës moderne, që nga Xheki Kenedi, Nensi Regani e deri te Mishel Obama.

Detyra e zonjës së parë të Amerikës nuk është shumë e vlerësuar, megjithatë prej tyre kërkohet kaq shumë: ato duhet të jenë udhëheqëse frymëzuese; duhet të planifikojnë më së miri çdo lëvizje apo aktivitet; duhet të jenë gjithaq politikane të mira sa bashkëshortët e tyre, që kanë në dorë timonin e gjithë botës; duhet të jenë bashkëshorte dhe nëna që i kryejnë këto dy detyra nën qindra sy vëzhgues dhe kritikë; si edhe drejtuese të afta të rezidencës së Shtëpisë së Bardhë.

Ashtu si në librin e saj të parë, “Rezidenca - brenda botës private të Shtëpisë së Bardhë”, edhe këtë herë, autorja Kate Andersen Brower sjell për lexuesit në mbarë botën detaje të brendshme, të marra nga stafi i ngushtë presidencial, por edhe nga vetë zonjat e para të Amerikës.

Lloji i botimitPaperback
pages342
ISBN9789928216762
Shtëpia botueseFirst women: The Grace and Power of America’s Modern First Ladies
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiTaulant Hatia

General
Filter Produktesh
  • 7-8march

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi