Xhejmsi-Percival Everett

DTR_9789928816634
1.199 Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Një ripërfytyrim brilant i aventurave të Hakëlberi Finit, sa tronditës aq edhe satirik, i treguar nga këndvështrimi i skllavit Xhim. Kur skllavi Xhim dëgjon se do t’i shitet një burri në Nju Orlins, i ndarë përgjithmonë nga e bija dhe gruaja, vendos të arratiset e të fshihet në ishullin Xhekson aty pranë, për të hartuar një plan shpëtimi për familjen. Ndërkohë, Hak Fini ka falsifikuar vdekjen e vet për t’i shpëtuar të atit të dhunshëm, i cili është kthyer së fundmi në qytet. Siç e dinë të gjithë lexuesit e Aventurave të Hakëlberi Finit, kështu fillon udhëtimi i rrezikshëm - me trap, teposhtë lumit Misisipi - i këtyre dy personazheve të paharrueshme të letërsisë amerikane drejt premtimit të pakapshëm dhe shpesh të pabesueshëm të Shteteve të Lira. Percival Everetti e merr kryeveprën e Mark Tueinit dhe e tregon historinë nga një perspektivë e ndryshme, ajo e Xhejmsit, i njohur nga të gjithë si Xhimi, duke zbuluar inteligjencën, dashurinë, përkushtimin, guximin dhe humanizmin e NJERIUT, që bëhet protagonisti i vërtetë i romanit. Një burrë që vendos të zgjedhë lirinë me çdo kusht, për t’u quajtur me emrin e tij të vërtetë, Xhejms dhe jo Xhim, nofka përçmuese që përdornin të bardhët për të treguar personat me ngjyrë. Me humorin, zgjuarsinë, stilin dhe mprehtësinë që e dallojnë dhe e kanë bërë një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të brezit të tij, Percival Everetti sjell një roman që e magjeps lexuesin nga faqja e parë deri në të fundit dhe që do të bëhet, sipas kritikëve dhe lexuesve, një gur themeli në historinë e letërsisë amerikane. Xhejmsi është një libër i shkëlqyer që tregon pa frikë historinë e vërtetë të Amerikës, abuzimet dhe dhunën që e kanë shënjuar.

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2025Xhejmsi Percival Everett9789928816634

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi