Vrasja në famulli-Agatha Christie
Vrasja në famulli është libri i parë policor i Agatha Christie me protagoniste he-tuesen e mençur, zonjushën Marpëll, që vë në provë të gjitha aftësitë e talentet e saj të vëzhgimit dhe analizës. Në Shën Mari Med, një fshat i qetë në fushat angleze, jeta rrjedh monotone, nuk ndodh kurrë asgjë e re. Ose të pak-tën kështu mendojnë të gjithë. Përveç zonjushës Marpëll, e cila është e bindur se e keqja mund të fshihet kudo. Dhe me të vërtetë, si për të vërtetuar teori-në e gruas së moshuar, të këndshme dhe paksa të çuditshme, pikërisht në famullinë përballë shtëpisë së saj në stil viktorian, kryhet një krim i egër. Krimi i papritur trondit gjithë fshatin, aq më tepër që viktima, koloneli Protero, fodull dhe prepotent, ka qenë njeri shumë i njohur, edhe pse i urryer deri edhe nga të afërmit. Hetimet e policisë lokale nuk zbulojnë asgjë, por zonjusha Marpëll, me men-djen e mprehtë brisk dhe intuitën e lindur, falë aftësisë për t’u vënë veshin fjalëve në fshat dhe për të hyrë thellë në shpirtrat e njerëzve, do të jetë në gjendje të zbulojë fajtorin, tek i cili askujt nuk i shkon ndër mend të dyshojë.
| Viti I botimit | Titulli | Autori | Faqe | ISBN | |
| 2023 | Vrasja në famulli | Agatha Christie | 272 | 9789928366849 |
Nuk u gjet asnjë koment
