Vrasja e Roxher Akrojdit-Agatha Christie

DTR_9789928366429
‍899‍ Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

I votuar, më 2013, nga Shoqata Britanike e Shkrimtarëve të Librave të Krimit, si romani më i mirë i kësaj gjinie, i shkruar ndonjëherë! Abacia e Mbretit është një fshat tipik anglez, ku nuk ndodh asgjë e veçantë. Por ja që një ditë ndodh diçka e rëndë: njeriu më i pasur i krahinës, Roxher Akrojdi, vritet në studion e tij, teksa lexonte një letër që hidhte dritë mbi vetëvrasjen misterioze të një vejusheje të re e të pasur, zonjës Ferrars, me të cilën kishte ndër mend të martohej. Banorët e Abacisë së Mbretit, që janë tipa të rëndomtë – viktima, pasunar dhe rrondokop; Flora, mbesa e tij e hijshme, dembele; e ëma lakmitare; Ralf Pejtoni i pashëm, thjeshtri, plëngprishës; doktor Shepardi i palodhur; dhe e motra, Kerolajni, kryethashethemexhia e fshatit – tmerrohen nga kjo e keqe. Pikërisht midis këtyre njerëzve të respektueshëm, do ta kërkojë vrasësin e mundshëm Herkul Puaroi, detektivi i pashoq, i tërhequr në fshat për t’u marrë me punët e kopshtit dhe për të gëzuar pensionin. Përpara se Herkul Puaroi të arrijë një nga përfundimet më befasuese të karrierës së tij, do të rrjedhë shumë ujë. Por sidomos kthesa e fundit e ngjarjeve, është diçka e bujshme, një flesh i vërtetë gjenialiteti i autores, që do të lërë pa fjalë çdo lexues.

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2022Vrasja e Roxher Akrojdit Agatha Christie2569789928366429

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi