Voskopoja dhe bota përreth. Një histori e dokumentuar-Pëllumb Xhufi

DTR_9789928816504
1.699 Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Libri Voskopoja dhe bota përreth. Një histori e dokumentuar i jepet lexuesit 15 vjet pas botimit të parë të titulluar Shekulli i Voskopojës. Tani, në botimin e dytë, libri është një vëllim i përpunuar thellësisht dhe i zgjeruar me materiale të shumta, që përbëjnë më tepër se 200 faqe të reja. Pra, një studim i ri, i ndërmarrë nga historiani Pëllumb Xhufi në kuadrin e ambicies së tij profesionale për të vënë mbi baza solide shkencore historinë e një qyteti që, si rrallëherë, është shënjestruar për ta dehistorizuar e për ta kthyer në një ikonë të mitologjisë nacionaliste. Në këtë libër, autori ka zgjeruar mjaft bazën burimore e bibliografike, falë hulumtimeve të reja të kryera në arkivat e bibliotekat e huaja. Mbi bazën e tyre rezulton johistorike e krejtësisht e trilluar mitologjia e “ishullit”, që i është mveshur Voskopojës nga historianë militantë kauzash shumëçka. Përkundrazi, historia e atij qyteti rezulton e integruar në habitatin natyral të tij, që është ai shqiptar, me larminë gjeomorfologjike, etnokulturore e fetare që e karakterizon.

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2025Voskopoja dhe bota përreth. Një histori e dokumentuar Pëllumb Xhufi6809789928816504

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi