Vila e pëlhurave-Anne Jacobs

DTR_9789928366252
1.499 Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

NJË VILË MADHËSHTORE. NJË FAMILJE E FUQISHME. NJË SEKRET I ERRËT. SERIA QË KA FITUAR ZEMRAT E GJITHË FANSAVE TË DOWNTON ABBEY. MILIONA KOPJE TË SHITURA. Augsburg, 1913. Marija mbetet e mahnitur kur gjendet për herë të parë para Vilës madhështore të Pëlhurave: pallati hijerëndë i familjes Melcer, pronare e fabrikës më të madhe bavareze të cohërave, lartësohet si një kështjellë e magjepsur në një park të pamasë. Një univers vezullues dhe i panjohur për një vajzë të skamur si ajo, të rritur në jetimore. Që në fillim, Marija ndesh armiqësinë dhe xhelozinë e njerëzve të rangut të saj: një shpurë kamerierësh dhe shërbyesish hundëpërpjetë që e shohin me dyshim, ziliqarë për hijeshinë e saj të lindur, zgjuarsinë dhe vendosmërinë. Por edhe në katet e larta, nuri dhe çiltërsia e Marijes nuk kalojnë pa u vënë re: Katarinës, vajzës më të vogël të Melcerëve, i puqet ylli me të, gjë që shihet shtrembër nga kreu i familjes. Ndërkaq, djali i madh, Pauli, trashëgimtari i ardhshëm i perandorisë, që s’e ka për gjë të bëjë rrush e kumbulla paratë e të atit, kthehet në shtëpi për festën e Krishtlindjes dhe, padashur, mbetet i mahnitur nga sytë e zinj misteriozë të së porsambërriturës… Por ka një sekret të fshehur në të shkuarën e Marijes, që rrezikon të tronditë fort jetët e tyre. Një sagë e jashtëzakonshme plot intriga, dashuri dhe zhvillime të befta, parë nga një këndvështrim i veçantë: ai i shërbyesve të Vilës së Pëlhurave. Kureshtarë, të vëmendshëm, besnikë apo intrigantë, shërbyesit përgjojnë çdo lëvizje të zotërinjve, ua njohin çdo të fshehtë, ëndërrojnë me ta dhe zilepsen pas jetës së tyre farfuritëse.

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2022Vila e pëlhurave Anne Jacobs5689789928366252

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi