UNE DHE KONTI DUKA-JULIA QUINN

BK_UNE DHE KONTI DUKA
1.199 Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Në sallat e ballove dhe ato të pikturës në Londrën e viteve 1800, rregullat qëndrojnë përmbi gjithçka. Fëmijët e aristokratëve mësojnë qysh në djep se si t’i drejtohen një konti apo se si të sillen para një princi. Një dukë i mirë duhet të jetë natyrë perandorake dhe distante. Një vajzë e re, në moshë për t’u martuar, duhet të jetë e përzemërt, por jo më shumë nga ç’duhet…
Dafne Brixhërtoni ka dështuar gjithmonë në këtë të fundit. Fëmija i katërt nga tetë në familjen e saj të bukur, ajo ka bërë miq djemtë më të mirë të Londrës. Të gjithë e vlerësojnë dashamirësinë dhe zgjuarsinë e saj, por askush nuk e dëshiron si grua.
Përzemërsia nuk është tipar dallues i Simon Basetit, dukës së Hastingsit. I kthyer së fundmi në Londër, ai ka vendosur të mos martohet kurrë, por një takim me motrën e shokut të tij të ngushtë, e lëkund vendosmërinë e tij. Bashkë thurin një plan të përsosur për t’u shpëtuar detyrimeve shoqërore.
Fillimisht gjithçka shkon mirë, por mes shkëlqimit dhe thashethemeve të elitës së Londrës, vetëm një gjë mund të jetë e sigurt: dashuria nuk njeh rregulla…

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi