Superspiunët e shekullit-Guido Knopp

DTR_9789928816214
1.249 Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Knoppi ka pasur “fatin” të kontaktojë e të bisedojë me shumë nga superspiunët e Luftës së Ftohtë, me kolegë e kundërshtarë, pjesëtarë të familjeve e bashkëkohës të figurave me rëndësi; të gjithë dëshmitarë të ngjarjeve që janë pjesë e historisë së zbulimeve të mëdha të drejtuara me zotësi e profesionalizëm nga spiunazhi lindor e ai perëndimor. Në investigimet e tij, Knoppi ka zbuluar jo pak material intrigues, që hedh dritë në gjysmëterrin e kësaj lufte të fshehtë. Por cilët qenë disa nga aktorët që “luajtën” në atë skenë të paharrueshme të historisë? Cilat ishin motivet që i nxitën këta personazhe të tradh-tonin atdheun? Si arritën t’i përcillnin të dhënat sekrete matanë Perdes së Hekurt? Libri është i ndarë në pesë pjesë, me përshkrime që u kushtohen agjentëve më të mëdhenj të periudhës së përballjes titanike Lindje-Perëndim. Figurat më të spikatura të luftës së fshehtë mes super-fuqive, ishin burra të një kategorie apo “prerjeje” jo të zakontë. Bie fjala, “spiuni i bombës atomike”, Klaus Fuksi, një fizikan gjerman që u vu në shërbim të SHBA dhe që më vonë u dha sovjetikëve sekretet e prodhimit të bombës atomike; “urithi” Xhorxh Blejku, agjent në shërbim të Madhërisë së Saj, që i dha KGB listën me emrat e rrjetit të fshehtë britanik që punonte në Europën Lindore; i ashtuquajturi “spiuni i kancelarit”, Gynter Gijomi, demaskimi i të cilit e detyroi kancelarin Vili Brand të jepte dorëheqjen; “sekseri” i sekreteve, Xhon Uokeri, që për dy dhjetëvjeçarë i shiti KGB sovjetike shifrat dhe kodet supersekrete të ushtrisë amerikane; agjenti i dyfishtë Oleg Gordievskij, oficer i lartë i Rezidencës së KGB në Londër. Këto personazhe të njohura të spiunazhit, në thelb, vërtetojnë më së miri atë se çfarë ka qenë dhe është në gjendje të bëjë spiunazhi, i cili, thënë ndryshe, është në fakt një lloj biznesi cinik i njërit kundër tjetrit.

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2024Superspiunët e shekullit Guido Knopp3289789928816214

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi