Shqipëria dhe fundshekulli i dëshpëruar-Pëllumb Xhufi

DTR_9789928366856
1.399 Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Gjysma e dytë e shek. XVII ofron një tablo të zymtë të Shqipërisë dhe shoqërisë shqiptare. Ishte mbyllur periudha e kryengritjeve antiosmane, që për dy shekuj i veçoi shqiptarët si protagonistë mes popujve të tjerë të Ballkanit. Ishin komprometuar rëndë marrëdhëniet me fuqitë e Perëndimit, në radhë të parë me Venedikun, që i kishte nxitur e i kishte përdorur kryengritjet e tyre për të përfunduar paqe të leverdisshme me Portën e Lartë, duke i lënë kryengritësit vetëm përballë hakmarrjes osmane. Shqiptarët ndiheshin të braktisur edhe nga paria e vendit. Një pjesë e saj kishte braktisur vendin për t’u shkrirë në fisnikërinë veneciane e napoletane. Ata që qëndruan u vunë në shërbim të regjimit të ri, duke u njësuar edhe në fe me pushtuesin. Fillon një periudhë depresioni, tregues kryesor i të cilit është islamizimi masiv i popullsisë dhe squllja e frymës së qëndresës. Kështu, kur trupat veneciane mësynë mbi Kaninën e Vlorën, më 1690, dhe mbi Ulqinin, më 1696 e më 1718, ndeshën në qëndresën e egër të banorëve, dikur aleatë, që tani i konsideronin pushtues. Ndryshe ishte pritur më 1689 zbritja në Kosovë e habsburgëve. Ishte kontakti i parë i austriakëve me shqiptarët, që i pritën si çlirimtarë. Me mijëra luftëtarë shqiptarë, myslimanë, katolikë e ortodoksë iu bashkuan austriakëve në Novi Pazar, Pejë, Prizren e Prishtinë. Agjitatori e garanti i aleancës ishte ipeshkvi i Shkupit, Pjetër Bogdani. Por edhe austriakët nuk vonuan të silleshin si pushtues. Kështu, aleanca me shqiptarët u thye, trupat osmane kaluan në ofensivë, austriakët u tërhoqën, duke lënë prapa tokë të djegur dhe, siç kishte ndodhur edhe më parë, mbi shqiptarët u lëshua hakmarrja osmane e shoqëruar me mizori, plaçkitje, deportime e ikje.

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2023Shqipëria dhe fundshekulli i dëshpëruar Pëllumb Xhufi3369789928366856

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi