Krem mbrojtës për lëkurë të ndjeshme me SPF 50 Pharmaceris Sensi Protect 50 ml
PËRSHKRIMI I PRODUKTIT
PHARMACERIS SENSI PROTECT (SPF 50+)
Një emulsion me konsistencë shumë të lehtë, i rekomanduar për
përdorim të përditshëm në fytyrë dhe në zonat e ndjeshme të
syve.
Ofron mbrojtje shumë të lartë ndaj një spektri të gjerë të
rrezatimit të dëmshëm diellor dhe hidratimit optimal. Formula
rekomandohet për lëkurë të ndjeshme dhe alergjike, lëkurë të
kombinuar me tendencë të yndyrshme.
Formula e emulsionit të lehtë përthithet shpejt, duke siguruar një
efekt DRY-TOUCH, duke e lënë lëkurën të thatë në prekje.
Acidi hialuronik hidraton dukshëm dhe përmirëson qëndrueshmërinë
e lëkurës. _Antileu-DNA protect_ forcon barrierën imunitare të
lëkurës dhe mbron ADN-në e qelizave nga dëmtimi i shkaktuar nga
rrezatimi UV.
Përmbajtja e vitaminës E dhe alantoinës përshpejton rigjenerimin
dhe siguron mbrojtje antioksiduese, duke ngadalësuar proceset e
fotoplakjes. Emulsioni tolerohet mirë në zonën e syve
(_EYE-SAFE_ ), gjë që konfirmohet nga analizat e kryera nën
mbikëqyrjen e një okulisti.
Formulë e sigurtë për mjedisin ujor.
UDHËZIME MBI PËRDORIMIN
Aplikoni emulsionin në mënyrë të barabartë në fytyrë dhe zonën
e syve 20-30 minuta para ekspozimit në diell.
Riaplikoni çdo 2 orë dhe çdo herë pas larjes, notit.
Emulsioni është një bazë e shkëlqyer, e përditshme, mbrojtëse
për make-up.
Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me veshjet për të parandaluar
njollat.
Nuk u gjet asnjë koment
