Rrëfimet e një romancieri të ri-Umberto Eco

DTR_9789928816535
‍999‍ Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Si duhet ta trajtojë një shkrimtar i ri romanin e tij të parë? Çfarë trukesh dinake duhet të përdorë për të joshur lexuesit? Dhe cili duhet të jetë truku i tij magjik - nëse ka talent - për të bindur botën se krijimet e tij artistike janë copëza realiteti? Këto janë, ndër të tjera, pyetjet të cilave Umberto Eco përpiqet t’u përgjigjet këtu, duke bashkuar kujtimet dhe përvojën e vet. Rrëfime? Këshilla praktike? Një listë me gjëra që duhen bërë (dhe veçanërisht që nuk duhen bërë) kur sapo i keni hyrë kësaj rruge. Ky libër i ka të gjitha këto gjëra. Dhe, meqenëse njeriu që e shkroi ishte autori i Emrit të trëndafilit dhe Lavjerrësit të Fukoit, mund t’i besojmë... Umberto Eco e botoi romanin e tij të parë, Emri i trëndafilit, në vitin 1980, kur ishte gati pesëdhjetë vjeç. Në këto “rrëfime”, autori, tani në fund të të shtatëdhjetave, hedh një vështrim prapa në karrierën e tij të gjatë prej teoricieni e punën e “tanishme” si romancier. Herë me tone të lehta, herë me seriozitet, por gjithmonë në mënyrë brilante, Eco shqyrton çështje të rëndësishme, si kufiri midis trillimit artistik dhe eseistikës. Eseistika e mirë, sipas tij, në zanafillë konceptohet si një roman i verdhë dhe një romancier i zoti ndërton botë të detajuara përmes vëzhgimit dhe kërkimit. Eco kujton se si i projekton botët e tij narrative. Nisur nga imazhe specifike, nga zgjedhja e periudhës, vendndodhja dhe personazhi, ai ka shkruar histori që do t’u pëlqenin si lexuesve të sofistikuar, ashtu edhe lexuesve më pak të familjarizuar me librin. Përzierja e reales me trillimin është vendimtare, sidomos te “banorët” e botëve të tilla të shpikura. “Përse ngashërehemi e derdhim lot kur një personazh është në gjendje të vështirë? Në çfarë kuptimi ‘ekzistojnë’ Ana Karenina, Gregor Samsa dhe Leopold Blumi?” pyet Eco.

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2025Rrëfimet e një romancieri të ri Umberto Eco1929789928816535

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi