Rikthimi i familjes Lamb-Lisa Jewell

BK_Rikthimi i familjes Lamb
1.199 Lekë
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Një roman i ndërlikuar dhe prekës për martesat problematike, familjet e ndara dhe obsesionet vdekjeprurëse.

Një mëngjes, në brigjet e Tamizit, detektivi Samuel Ousu thirret në skenën e një zbulimi të tmerrshëm. Kur dërgon provat për ekzaminim, mëson se eshtrat e gjetura lidhen me një rast të tridhjetë viteve më parë dhe gjetjen e tre trupave të pajetë në dyshemenë e kuzhinës në një shtëpi në Çelsi.

Edhe Rejçëll Rimeri ka marrë një lajm tronditës: i shoqi, Majkëll Rimeri është gjetur i vdekur në bodrumin e shtëpisë së tij në Francë. Të gjitha shenjat dëshmojnë për një vrasje dhe policia franceze ka nevojë që ajo të shkojë urgjentisht për t’iu përgjigjur pyetjeve për Majkëllin dhe të kaluarën e tij, mbi të cilat ajo nuk dëshiron të hedhë dritë.

Pasi u largua nga Londra tridhjetë vjet më parë në vazhdën e një tragjedie të tmerrshme, Lusi Lambi më në fund po kthehet në shtëpi. Ndërsa sistemohet bashkë me fëmijët dhe është gati të blejë shtëpinë e saj të parë, i vëllai niset për të gjetur dikë nga e shkuara, kujtimi i të cilit përndjek të tashmen e tyre.

Ndërsa të gjithë garojnë për të zbuluar përgjigjet e këtyre mistereve të ndërlikuara, do të zbulojnë se janë të lidhur në mënyra që s’mund t’i imagjinonin kurrë.

Pas bestsellerit të mrekullueshëm “Familja e katit të sipërm”, Lisa Jewell dëshmon se ka arritur kulmin e mjeshtërisë me një roman tjetër mbresëlënës e të ndërlikuar, që tregon se deri ku do të arrinte njeriu për të mbrojtur të dashurit e zemrës, duke mbuluar të vërtetën.

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi