Punk 57-Penelope Douglas

BK_Punk 57
1.199 Lekë
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 22.04 dhe 24.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Delivery
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Nga autorja më e shitur e “New York Times”, Penelope Douglas, vjen romanca më e fundit e dashurisë dhe urrejtjes.

MISHA

Nuk mund të mos buzëqesh me letrat e saj. Atë e merr malli për mua. Në klasën e pestë, mësuesja na udhëzoi të lidhnim letërkëmbim me nxënës të tjerë. Meqë e kisha emrin Misha, mësuesja e shkollës tjetër më bashkoi me nxënësen e saj, Rajanën.

Nga ana tjetër, mësuesja ime pranoi, sepse e mori Rajanën për djalë. Nuk u desh shumë për të kuptuar gabimin, po ndërkohë mes nesh ishte vendosur një marrëdhënie, kishin filluar debate për gjithçka. Cila është pica më e mirë? Android apo “iPhone”? A është Eminemi reperi më i madh i të gjitha kohëve?

Ky ishte vetëm fillimi, sepse biseda mes letrash vijoi për shtatë vitet e ardhshme. Ajo shkruan përherë në letër të zezë dhe me stilolaps ngjyrargjendi. Ndonjëherë më dërgon një letër në javë, herë të tjera tri në ditë, por unë kam nevojë për to. Ajo është e vetmja që më mban në rrugën e duhur, më flet hapur dhe më pranon siç jam. Kemi vetëm tri rregulla: jo rrjete sociale, jo numra telefoni, jo fotografi. Kemi një gjë të mirë, pse t’i vëmë shkelmin? Derisa gjej foton e një vajze në internet. Ajo quhet Rajana, i pëlqen pica e “Gallo”-s dhe adhuron “iPhone”-in. Sa janë gjasat që të jetë ajo? Duhet ta takoj, vetëm se nuk e di që do ta urrej atë që do të zbuloj.

RAJANA

Ai ka tre muaj që nuk më shkruan. Diçka nuk shkon. Mos ka vdekur? Mos e kanë arrestuar? Njohja me Mishën është gjithçka për mua. Pa të, do të çmendem. Kam nevojë që të më dëgjojë dikush. E kam fajin vetë. Duhej t’i kisha marrë numrin e telefonit, fotografinë a diçka tjetër. Mund të jetë zhdukur përgjithmonë. Ose e kam para syve dhe nuk e di.

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi