Premtimi i Krishtlindjes-Richard Paul Evans

BK_PREMTIMI I KRISHTELINDJEVE
1.199 Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 22.04 dhe 24.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Elisa Dutoni i friket përjetimit të festave të fundvitit. Para tri vitesh, mësoi se i shoqi e tradhtonte me shoqen e saj të ngushtë. Pas divorcit, ajo mbeti e vetme, trokë dhe e mbushur me pasiguri për jetën.

Një ditë nëntori, i afrohet një i panjohur. Në të vërtetë, jo edhe aq i panjohur, sepse ajo e kishte parë edhe më herët në godinën ku punonte, por nuk ishin takuar asnjëherë. Ai i bën Elisës një propozim: për tetë javët në vijim – deri në vigjiljen e Krishtlindjes – ata duhet të shtiren sikur janë çift. Gjithashtu, i panjohuri ka përpiluar edhe një kontratë:

  1. Nuk lejohen pyetjet shumë personale.
  2. Nuk lejohen skenat.
  3. Askush nuk duhet ta dijë të vërtetën.
  4. Kontrata përfundon në vigjilje të Krishtlindjes.

Elisa e vetmuar habitet edhe vetë kur e pranon propozimin e tij. Me kalimin e ditëve, siguria e marrëdhënies së tyre të shtirur duket sikur i shëron pak nga pak plagët e saj, por sapo ajo mendon se ka rigjetur lumturinë, sekreti më i madh i jetës së saj do të dalë në dritë, duke ia rrezikuar atë. Por ndoshta, Elisa nuk endet e vetme në botën e errët të sekreteve të ruajtura në skutat më të thella të mendjes.

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi