Pasqyra e dhimbjeve tona-Pierre Lemaitre

DTR_9789928931337
1.499 Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Pas Mirupafshim atje lart, që fitoi Goncourt më 2013 dhe qëndroi në krye të klasifikimeve letrare për një kohë të gjatë, dhe romanit të dytë po aq të suksesshëm, Ngjyrat e zjarrit, Pierre Lemaitre e mbyll trilogjinë e tij të shkëlqyer kushtuar periudhës ndërmjet dy luftërave me Pasqyra e dhimbjeve tona, një roman epik për madhështitë dhe mjerimet e një shoqërie të shtypur nga Historia, që tingëllon po aq aktual edhe sot. Prill 1940. Luizë Belmonti, tridhjetëvjeçare, vrapon e zhveshur dhe e mbuluar me gjak në bulevardin Montparnasse. Për të kuptuar situatën makabre që sapo ka përjetuar, kjo mësuese e re duhet të zhytet në çmendurinë e një momenti historik të papërsëritshëm, ndërsa trupat gjermane avancojnë drejt Parisit dhe ushtria franceze është në shpërbërje totale. Askush nuk e ka parashikuar katastrofën, aq më pak Luiza, e cila do të detyrohet të arratiset si miliona të tjerë të kapluar nga paniku, në një vend të zhytur në kaos. Dhe pikërisht gjatë eksodit dramatik nga kryeqyteti, ajo do të rindërtojë historinë e jetës dhe origjinës së vet, duke zbuluar se kjo luftë, si të gjitha të tjerat, sjell me vete një varg të madh heronjsh, por shpesh edhe maskarenjsh. Sekrete familjare, personazhe të forta, dashuri të zjarrta, kthesa të papritura, farsë dhe tragjedi, aventura dhe fatkeqësi ndërthuren në këtë histori. Pasqyra e dhimbjeve tona është një roman i mrekullueshëm për peripecitë e personazheve, që, përballë pasojave shkatërruese të luftës, luftojnë të ruajnë të paprekura iluzionet e tyre më intime.

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2026Pasqyra e dhimbjeve tona Pierre Lemaitre4969789928931337

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi