Pasqyra dhe drita-Hilary Mantel

DTR_9789928366023
1.799 Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Angli, maj 1536. Tomas Kromuelli, Lord i Vulës Private, është dëshmitar ndërsa i presin kokën Ana Bolenës, mbretëreshës tradhtare. Pas ekzekutimit, shtrohet në banket me mbretin, duke reflektuar për karrierën e tij në ngjitje. Kohët janë të vështira: kontetë e Veriut ngrihen në revoltë, duke kundërshtuar prishjen e manastireve dhe taksat e reja, të vendosura nga Kurora. Rendi rivendoset për hir të vendosmërisë, mprehtësisë dhe këmbënguljes së Kromuellit, dhe Henri VIII e shpërblen duke e bërë kalorës të Urdhrit të Zhartjerës. Mbreti është i lumtur, megjithëse fillon të ndiejë peshën e viteve. Gruaja e tij e re është e kundërta e së mëparshmes. Për më tepër, ajo arrin t’i japë trashëgimtarin e lakmuar. Edhe familja Kromuell ka kënaqësitë e veta: Gregori, djali i madh, martohet me motrën e mbretëreshës dhe Lordi i Vulës zbulon se ka një vajzë. Por gëzimet nuk zgjasin. Xhejn Sejmuri, mbretëresha e re, vdes pak pas lindjes së trashëgimtarit dhe mbreti, edhe pse zemërthyer, ka nevojë për një nuse tjetër. Kromuelli i futet punës: por armiqtë tashmë e ruajnë dhe ylli i tij nis të bjerë… Romani, i shkruar në pjesën më të madhe në kohën e tashme, në formën e një dialogu midis Kromuellit dhe personazheve të tjera, ka përshkrime poetike të mrekullueshme dhe një pasuri të jashtëzakonshme leksikore, për sjelljen e të cilës në shqip do t’i jemi mirënjohës përkthyesit Korab Hoxha. Të paharrueshme janë faqet e fundit ku Tomas Kromuelli, i mbyllur në Kullën e Londrës, takon akuzuesit dhe disa nga bashkëpunëtorët, dikur të zgjedhurit dhe të mbrojturit e tij, që kanë vendosur ta tradhtojnë. “Njerëzit nuk duan të jetojnë me detyrime”, mendon Kromuelli. “Preferojnë të shesin miqtë… sepse favoret që nuk mund të shpaguhen, të hanë shpirtin.”

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2021Pasqyra dhe drita Hilary Mantel9249789928366023

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi