Paketa Turistike Budva – Kotor – Ulqin 2 Ditë nga Tirana me Autobus €49
Paketa turistike 2-ditore Budva – Kotor – Ulqin ju ofron mundësinë të vizitoni disa nga destinacionet më të bukura të bregdetit të Malit të Zi. Gjatë këtij udhëtimi do të eksploroni qytetet historike të Kotorrit dhe Budvës si dhe qytetin turistik të Ulqinit.
Programi përfshin transport me autobus komod nga Tirana, akomodim në hotel, mëngjes dhe shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit. Ky tur është një zgjedhje ideale për një fundjavë relaksuese duke kombinuar qytete historike, panoramë bregdetare dhe kohë të lirë për shëtitje.
Datat e Udhëtimit
Mars
-
14 – 15 Mars
-
21 – 22 Mars
-
22 – 23 Mars
-
28 – 29 Mars
Prill
-
4 – 5 Prill
-
5 – 6 Prill
-
11 – 12 Prill
-
12 – 13 Prill
-
18 – 19 Prill
-
25 – 26 Prill
Maj
-
2 – 3 Maj
-
9 – 10 Maj
-
16 – 17 Maj
-
23 – 24 Maj
-
30 – 31 Maj
Opsionet e Akomodimit
-
Hotel Laguna Ulqin – 49€ / person (me mëngjes)
-
Hotel Laguna Ulqin – 59€ / person (mëngjes + darkë)
-
Hotel 4* në qendër të Ulqinit – 65€ / person (mëngjes + darkë)
Çmimi Përfshin
-
Akomodimin në hotel 3* ose 4*
-
Mëngjesin dhe darkën (sipas paketës)
-
Transportin me automjet komod
-
Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
Çmimi Nuk Përfshin
-
Hyrjet në monumente dhe muzeume
-
Shëtitjen me anije në Gjirin e Kotorrit (7€ / person)
-
Taksa e Kotorrit 2.5€ / person
-
Taksa lokale 1.50€ / person
-
Çdo shërbim që nuk është përmendur në paketë
Programi i Udhëtimit
Dita 1 – Tiranë, Kotor, Budva
Nisja nga Tirana në orën 06:00 dhe nga Durrësi në 05:15. Udhëtimi vazhdon drejt Malit të Zi përmes pikës kufitare të Muriqanit.
Ndalesë panoramike në ishullin Shën Stefan dhe më pas vazhdimi drejt qytetit historik të Kotorrit. Vizitë në qytetin e vjetër, portin e jahteve dhe Gjirin e Kotorrit. Mundësi për shëtitje me anije në gjirin e Kotorrit (opsionale).
Pas vizitës vazhdojmë drejt Budvës ku do të vizitojmë qytetin e vjetër dhe atraksionet kryesore të qytetit. Në vijim nisja drejt Ulqinit dhe akomodimi në hotel. Darka në hotel dhe mbrëmje e lirë.
Dita 2 – Ulqin, Ada Bojana, Tiranë
Pas mëngjesit në hotel vizitë në Kalanë e Ulqinit dhe qytetin e vjetër. Më pas nisja drejt Ada Bojana, një nga zonat më të njohura turistike të rivierës malazeze.
Kohë e lirë për drekë në restorantet e zonës. Pas vizitave nisja drejt Shqipërisë me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë në mbrëmje.
Politikat e Fëmijëve
-
0 – 1.99 vjeç: Falas
-
2 – 5.99 vjeç: 35% zbritje në krevat me prindërit
-
6 vjeç e sipër: Pagesë e plotë
Informacion i Rëndësishëm
Për realizimin e udhëtimit kërkohen minimumi 20 pjesëmarrës. Rezervimi kërkon 50% parapagim dhe pjesa tjetër paguhet 5 ditë para nisjes. Pagesa e kryer është e pakthyeshme.
Për të udhëtuar drejt Malit të Zi lejohet kalimi me kartë identiteti ose pasaportë të vlefshme për të paktën 3 muaj. Nëse udhëtari është nën 18 vjeç dhe nuk udhëton me të dy prindërit, kërkohet prokurë e noterizuar.
Nuk u gjet asnjë koment
