Pacienti i gabuar-Jane Shemilt

DTR_9789928816221
1.199 Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Çfarë çmimi do të paguaje për dashurinë? Rejçëlli është mjeke e respektuar dhe jeton në një qytezë angleze piktoreske dhe të pasur, ku bashkëshorti i saj, Natani, jep mësim në një shkollë private elitare. E zonja në profesion dhe gjakftohtë, 49-vjeçarja Rejçëll ka çdo gjë në kontroll në jetën e saj, edhe pse duket se e ka humbur shkëlqimin e mëparshëm. Por çdo gjë kthehet përmbys një mbrëmje, kur një pacient i ri ia beh në klinikë. Luka është piktor francez i martuar me një amerikane dhe çifti sapo është shpërngulur në lagjen e pasur të Rejçëllit. Për shkak të një urgjence shëndetësore, Luka detyrohet të shkojë në klinikën më të afërt… aty ku punon Rejçëlli. Tërheqja e tyre është e menjëhershme dhe megjithëse etika profesionale e Rejçëllit përplaset me pasionin e vet të rizgjuar, kjo aventurë pasionante nuk e lejon të shohë qartë se ç’po ndodh përreth. Një pacient i hershëm duket se e ndjek këmba-këmbës, duke u shfaqur kudo që ajo ndodhet. Vajza e saj, Lizi, fsheh një sekret. Edhe Natani është ftohur… apo është thjesht përshtypja e Rejçëllit, prej fajit që i peshon në ndërgjegje? Por kur në qytezë ndodhin dy krime makabër, del në dritë gjithçka, edhe aventura e saj me një pacient – një skandal që do të ketë pasoja të paparashikuara.

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2024Pacienti i gabuar Jane Shemilt3369789928816221

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi