Obelisku i zi-Erich Maria Remarque

DTR_9992759488
1.249 Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Jeta në një qytet të vogël gjerman, pas Luftës së Parë Botërore, gjatë krizës së madhe kur inflacioni arriti pikën më të lartë dhe me dy kilogramë e gjysmë kartëmonedha mund të blije, e shumta, një shishe verë të lirë. Ludvig Bodmeri, veteran i Luftës së Parë Botërore, punon për një firmë varrimesh dhe shet mermerë dhe gurë varresh. Ai është drejtues i reklamave, projektues dhe menaxher i kompanisë; me pak fjalë, është i vetmi punonjës, në fakt i papërvojë, pasi ndihet më shumë poet, anëtar i rregullt i klubit të poezisë… Ludvigu ka edhe një profesion tjetër. Të dielave ai vesh kostumin e vet më të mirë, përshkon qytetin nga njëri cep te tjetri, shëtit përgjatë një rruge mbushur me gështenja, ngjitet në një kodër të vogël dhe arrin në spitalin e të sëmurëve mendorë, ku luan në organon e kishëzës, për meshën e së dielës. Vështrimi i tij kërkon në rreshtat e parë kokën flokerrët të Izabelës, një vajzë simpatike, paciente e spitalit, gjunjëzuar në stol, e drejtë dhe e hollë, me kokën delikate përkulur nga njëra anë, si një statujë gotike. Ludvigu e adhuron atë… I përshkuar nga hiret dhe mrekullia e stilit të Remarkut, libri rrëfen për vitet njëzet të shekullit të kaluar, në Gjermani, vite të vështira të një kombi në prag të humnerës dhe, megjithatë, vite në të cilat, sipas autorit të Asgjë të re nga Fronti i Perëndimit, “shpresa valëvitej mbi ne si flamur dhe ne ende besonim në ato vlera të dyshimta që quhen njerëzi, drejtësi, tolerancë dhe mendonim se një luftë botërore kishte qenë një mësim i mjaftueshëm për një brez”.

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2004Obelisku i zi Erich Maria Remarque4169992759488

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi