Një takim-Milan Kundera

DTR_9789928366511
‍999‍ Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Kur Paul Valéry u zgjodh të ulej, në vitin 1925, në mes të “të pavdekshmëve” të Akademisë Franceze, u detyrua – ai që nuk kishte ndonjë respekt të veçantë për artin e romanit – të shprehte, në fjalën që mbajti, lëvdatat për Anatol Francin, paraardhës i tij. Në një “panegjirik” që u bë legjendar, jo vetëm që ia doli të fliste për Francin pa ia përmendur kurrë emrin, por, me një pabesi të hollë, i krahasoi veprat e tij me ato të Tolstoit, Ibsenit, Zolasë, duke e akuzuar për lehtësinë e tyre. Nuk është çudi, na paralajmëron Kundera: vështirë se romancieri hyn në radhët e atyre që mishërojnë shpirtin e një kombi. Pikërisht për hir të artit të vet, romancieri është kryesisht “i fshehtë, i paqartë, ironik” dhe sidomos – i fshehur pas personazheve të tij – ai zor se identifikohet në një bindje, në një qëndrim: ajo që ka rëndësi për të, nuk është Historia (e aq më pak politika), por “misteri i aktorëve të saj”. Ashtu si Beckett-i, ai është i lirë, madje edhe nga ndjenja e virtytshme e detyrës, që do ta donte rob të një vendi a të një gjuhe; ashtu si Danilo Kiš-i, ai nuk pranon çdo etiketë, qoftë edhe atë joshësen e emigrantit apo disidentit… Dhe shpesh përfundon në listat e zeza, që rregullojnë shijet letrare: sidomos kur, si Malaparte, na zbulon bukurinë e zymtë të një realiteti të çmendur, Europës së re, të lindur nga një disfatë e madhe, dhe një mënyre të re, fitimtare dhe fajtore, të të qenit europian. Me kalimin e viteve, Kundera na ka mësuar ta shikojmë romanin si një krijesë të brishtë dhe të çmuar, që jeton në një histori të vetme: por kurrë nuk na e kishte zbuluar në mënyrë kaq të qartë dhe magjepsëse fizionominë e romancierit dhe fiziologjinë e tij të dhimbshme, jetike, të fshehur.

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2023Një takim Milan Kundera1929789928366511

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi