Motra e humbur-LUCINDA RILEY
Maja, Alli, Stari, Sisi, Tigi dhe Elektra: secila nga gjashtë motrat D’Aplieze ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm për të zbuluar origjinën e vet, por yjësia e Plejadave nga e cila kanë marrë emrat përbëhet nga 7 yje dhe askush nuk e ka zbuluar ende se kush është dhe ku gjendet motra e shtatë, Meropi. Ndërsa Alli dhe Maja janë në Atlantis, duke ndjekur Elektrën në TV në Koncertin për Afrikën, avokati Xhorxh Hofman mbërrin me një lajm të pabesueshëm: duket se tanimë ka një pistë konkrete për të gjetur motrën e humbur. Me adresën e një vreshti dhe skicën e një unaze me smeralde në formë ylli, fillon një rrugëtim që do t’i çojë motrat anembanë botës: nga Zelanda e Re në Kanada, nga Anglia në Francë dhe më në fund në Irlandë, të bashkuara më shumë se kurrë në misionin për të plotësuar familjen përpara përvjetorit përkujtimor për vdekjen e Pa Saltit. Një kërkim që do t’i vërë në gjurmët e një gruaje që në të vërtetë nuk dëshiron të gjendet… Gjithnjë e më shumë aventura, gjithnjë e më shumë do ta mbani frymën pezull në këtë libër të shtatë të sagës epike të kthyer tashmë në bestseller ndërkombëtar.
| Viti I botimit | Titulli | Autori | Faqe | ISBN | |
| 2021 | Motra e humbur | LUCINDA RILEY | 824 | 9789928292988 |
Nuk u gjet asnjë koment
