Motra e diellit-Lucinda Riley

DTR_9789928292599
1.599 Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

“Elektra d’Aplieze duket sikur është gruaja që ka gjithçka: bukurinë, pasurinë dhe famën. Por nën dukjen vezulluese të top modeles më të kërkuar në botë, Elektra e brishtë, që mezi e përballon stresin, e tronditur nga vdekja e të atit, Pa Saltit, miliarderi i pashoq që i birësoi gjashtë bijat qysh foshnja nga katër anët e botës, ka gjetur ngushëllim tek alkooli dhe droga. Dhe, ndërsa ata që e rrethojnë druhen për shëndetin e saj, Elektra merr letër nga një person krejt i panjohur, që pretendon se është e gjyshja… Më 1939, njujorkezja Sesilia Hantlej-Morgani arrin në Kenia, në përpjekje të shërojë plagët e zemrës pranë kumbarës së saj, grua mondane, zemra e shoqërisë së lartë dhe anëtare e grupit famëkeq Happy Valley. Në brigjet e liqenit të bukur Naivasha, ajo takon Bill Forsajthin, beqar i njohur enigmatik, fermer, me lidhje të ngushta me fisin maasai. Por kur zbulon diçka tronditëse dhe me luftën në prag, Sesilias nuk i mbeten shumë zgjedhje, ndaj vendos të pranojë propozimin e Billit për martesë. Me t’u vendosur në luginën Wanjohi dhe me Billin larg, befas Sesilia e ndien veten të izoluar dhe të vetmuar. Derisa në pyllin fare pranë fermës së saj gjen një foshnjë të sapolindur, të braktisur, që do t’ia ndryshojë jetën përgjithmonë… Nga atmosfera frenetike e Manhatanit në fushat e mrekullueshme, të egra e të gjera të Afrikës, Motra e diellit është vëllimi i gjashtë i Shtatë Motrave, serisë epike me miliona kopje të shitura të Lucinda Rileyt. Me rrëfimin përfshirës e hipnotizues dhe me personazhe të paharrueshme e mallëngjyese, seria Shtatë Motrat eksploron se si dashuria mund të kapërcejë edhe kufij në dukje të pamundur…”

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2020Motra e diellit Lucinda Riley8669789928292599

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi