Mbinjeriu i masës-Umberto Eco

DTR_9789928292353
‍999‍ Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Ky libër përmbledh një seri studimesh të shkruara në raste të ndryshme, ku mbizotëron një ide e vetme fikse. Dhe kjo nuk është një ide imja, por e Gramscit…. Ideja fikse, e cila përligj edhe titullin, është kjo: “sipas meje mund të pohohet se i vetëquajturi ‘mbinjeri’ i Niçes ka si zanafillë e model doktrine jo Zarathustrën, por Kontin e Monte Kristos të A. Dymasë”. Një arsye më shumë për ta konsideruar historinë e mbinjeriut “të masës” (ose thënë ndryshe, i prodhuar si model për një masë lexuesish, i ndërtuar në funksion të formulës së re komerciale: romani në seri) si një histori kontradiktore, në të cilën ngërthehen bashkë në një nyje problematike jo fort të lehtë për t’u zhdrivilluar çështje ideologjike, logjika e strukturave tregimtare dhe dialektika e tregut të botimeve. Duke mburrur mbinjeriun e romanit në seri, Gramsci lëshonte dukshëm një shigjetë kundër mbinjeriut të Niçes. Në kohët e sotme, në një klimë më të shtendosur rileximi niçean, na duhet të jemi më të kujdesshëm. Por edhe Gramsci është më i përkorë se ç’duket: ai flet për thelbin niçean të personazheve të teatrit italian të maskave që asokohe mbizotëronte dhe u thotë qartazi e me ton polemizues: mbinjeriu juaj nuk e ka origjinën te Zarathustra, por zë fill tek Edmond Dantesi.

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2019Mbinjeriu i masës Umberto Eco2389789928292353

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi