Mashtrim i persosur-A. R. Torre

BK_Mashtrim i persosur
1.199 Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 22.04 dhe 24.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

GJASHTË ADOLESHENTË TË VRARË. NJË I DYSHUAR PAS HEKURAVE. NJË BABA I DËSHPËRUAR.

Psikiatrja Guen Mur është eksperte për vrasësit. Ajo ka kaluar një dekadë duke trajtuar grabitqarët më të shthurur të Kalifornisë dhe duke zbërthyer arsyet e tyre; grabitqarë si vrasësi serial famëkeq Zemra e Gjakosur. Viktima e tij e fundit, një adoleshent që arriti të arratisej, identifikoi si robëruesin e tij mësuesin e shkollës së mesme, Rendëll Tompsonin. Për Guenin dhe për mediet çështja kundër tij është e vulosur dhe e mbyllur, derisa një zhvillim i fundit ndryshon gjithçka...

Avokati mbrojtës Robert Kevin është babai ende i traumatizuar i një prej viktimave të vrasësit Zemra e Gjakosur. I bindur për pafajësinë e Tompsonit, ai ofrohet që ta përfaqësojë atë. Kështu, Roberti dëshiron që Gueni të intervistojë të akuzuarin, të krijojë një profil psikologjik të vrasësit dhe të viktimave dhe të ndihmojë në pastrimin e emrit të klientit të tij.

Ndërsa Gueni e Roberti afrohen më shumë dhe ajo zhytet më thellë në hetim, lindin pyetje të rënda. Nga ana tjetër, ajo dyshon se edhe Roberti po fsheh diçka, por mund të mos jetë i vetmi që mbart një sekret.

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi