Mandarinët-Simone de Beauvoir

DTR_9789928816443
1.599 Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Mandarinët: një roman historik me jehonë të fortë emocionale. Në Parisin e 1945-s, një grup miqsh mblidhen për të festuar fundin e pushtimit gjerman dhe për të planifikuar të ardhmen e tyre. Janë mandarinët, siç e quajnë veten, intelektualë parisianë, të cilët De Beauvoir i përshkruan me një ndjeshmëri e mprehtësi të mahnitshme, pa ngurruar të zbërthejë betejën dhe lëvizjet e tyre të diskutueshme filozofiko-politike-letrare. Dhe, në fakt, askush më mirë se ajo nuk mund të rrëfente për atë periudhë të trazuar të pasluftës (së bashku me Jean-Paul Sartre dhe Albert Camus, ajo ishte, në të vërtetë, “shpirti” i letërsisë “së angazhuar”), në të cilën intelektualët francezë, pra mandarinët, ishin protagonistë të padiskutueshëm të jetës kulturore e politike. Historitë e Henrit, Nadinës, Anës, Dybrëjit, të të rinjve “ekzistencialistë” dhe të vajzave që enden pa një qëllim, pasqyrojnë krisjet e një bote që nuk mund të gjejë ekuilibrin e vet, pezull siç ka mbetur midis shpresave, idealeve dhe përballjes së ashpër me realitetin. Shkrimtarët janë gjithmonë në siklet kur dikush i pyet: Pse shkruan? Por ndoshta nuk janë ndier kurrë aq të hutuar sa pas Luftës së Dytë Botërore. Të shtangur nga katër vitet e tmerrit dhe nga perspektivat që befas po hapen para botës, ata zbulojnë se vlerat e vjetra janë tretur prej kohësh dhe se po lind një figurë e re e njeriut: çfarë roli rezervon e ardhmja për ta? A mund të jenë ende të dobishme fjalët? Për kë? Pse? Mes nihilizmit, estetizmit, veprimit politik, ku pozicionohet letërsia? Libri nuk jep asnjë përgjigje për këto pyetje: ai është një roman. Në rrëfimin artistik të historive të disa figurave të shquara pranë saj, miq, shokë, të dashur – Jean-Paul Sartre, Albert Camus, Arthur Koestler, Nelson Algren – De Beauvoir “ndërton” romanin e vet më të famshëm dhe emblematik, që është një dramë tërheqëse, një përrallë politike intriguese dhe një odise emocionale e një gruaje të ndarë mes dëshirave të brendshme dhe jetës së saj publike.

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2025Mandarinët Simone de Beauvoir7729789928816443

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi