Krem lipidik qetësues për rosacea Pharmaceris Lipo-Rosalgin 30 ml
Kombinim unik për lëkurë me rozacea , që qetëson dhe vepron kundër proçeseve inflamatore , duke përmirësuar gjendjen dhe pamjen e lëkurës. Kremi forcon kapilarët dhe zvogëlon përshkueshmërinë e tyre , me qëllim që të pakësojë skuqjen e lëkurës. Pirokton olamina , e pranishme në formulim , ka efekt anti-bakterial dhe nxit reduktimin e papulave dhe pustulave. Rivendos ekuilibrin në mikroflorën epidermale , dhe parandalon përsëritjen e simptomave. D-pantenoli dhe alantoina qetësojnë irritimet , eritemën dhe skuqjen e lëkurës. Mbrojnë lëkurën nga faktorët e jashtëm dëmtues. Formulimit i është shtuar dhe dylli i ullirit , i cili ka veti të forcojë barrierën hidro-lipide të lëkurës dhe të sigurojë hidratim dhe shtim të lipideve. Aplikoni rregullisht kremin , për një rezultat sa më të kënaqshëm. Ka tolerancë dhe efikasitet të lartë. I testuar dermatologjikisht dhe klinikisht.
Nuk u gjet asnjë koment
