Lidhjet e rrezikshme-Choderlos de Laclos

DTR_9992759143
1.499 Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Asgjë nuk i lihet rastësisë në Lidhjet e rrezikshme (1782), një roman epistolar që zhvillohet në Parisin e shekullit të tetëmbëdhjetë, ku markezja Dë Mërtej, e braktisur nga i dashuri, vendos të hakmerret duke e çnderuar atë. Ajo fut në lojë vikont Valmontin, ish-dashnor i saj dhe Don Zhuan i njohur e i paskrupullt. Në letrat e tyre, ata thurin një rrjet të ndërlikuar intrigash për të korruptuar shpirtin dhe trupin e viktimave, si zonjushën e pafajshme Dë Volonzhë, e cila do t’i mbyllë ditët në një manastir, dhe zonjën e virtytshme Turvel, që do të vdesë nga turpi e pendimi. Cinizmi, hipokrizia dhe shthurja janë armët e tyre, që e kanë bërë imoralitetin të vetmin rregull të jetës dhe të kënaqësisë. E kthjellët dhe e hidhur, dhe po aq dramatike në aftësinë për të zbuluar humnerën e çoroditjes ku mund të shkojë zemra njerëzore, kryevepra e Laclosit përbën një tablo realiste të një shoqërie pa moral dhe mizore, tani drejt vetëshkatërrimit, për shkak të idesë së çmendur për të gëzuar një pushtet pa kufi dhe të dominimit mbi çdo gjë, pavarësisht prej mjetit apo çmimit. Intriga e përsosur e këtij romani është përcaktuar në shumë mënyra: lojë shahu, traktat për strategjinë erotike, vallëzim i Dëshirës dhe Kotësisë, paralajmërim i virtytit, nxitje e vesit. Lidhjet e rrezikshme është pak nga të gjitha: një konceptim mjaft pesimist për njeriun dhe brezin tipik libertin të shekullit të tetëmbëdhjetë. Dashuri. Urrejtje. Mjaft të zgjidhni, të dyja flenë në të njëjtin shtrat. Në një rrjet intrigash djallëzore, një burrë dhe një grua e paskrupullt shijojnë kënaqësi kur shohin tek vuajnë të tjerët. Bodëleri, në kohën e vet, e vlerësoi romanin si veprën e një moralisti “të lartë dhe të thellë”, sot, letërsitë me prirje feministe nuk ngurrojnë ta interpretojnë protagonisten diabolike si simbol të revoltës ndaj shtypjes mashkullore. Një vepër e pashembullt e letërsisë franceze, ende sensuale dhe skandaloze

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2003Lidhjet e rrezikshme Choderlos de Laclos4329992759143

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi