Libraria e humbur-Evie Woods
Në një rrugicë të qetë në Dublin, një librari e humbur pret të zbulohet...Prej shumë kohësh, Opalina, Marta dhe Henri kanë qenë personazhe dytësore në jetën e tyre.Po kur një librari ...
Në një rrugicë të qetë në Dublin, një librari e humbur pret të zbulohet...
Prej shumë kohësh, Opalina, Marta dhe Henri kanë qenë personazhe dytësore në jetën e tyre.
Po kur një librari që zhduket si me magji i mbështjell në petkun e saj, tre të panjohurit zbulojnë se historitë e tyre janë po aq të jashtëzakonshme sa ato që fshihen mes faqeve të librave që adhurojnë. E ndërsa zbulojnë të fshehtat e strukura mes rafteve, bibliofilët do të transportohen në një botë plot mrekulli... ku asgjë nuk është ashtu siç duket.
Një dorëshkrim i lashtë, një librari e humbur dhe një vajzë që gjen kurajën për të ndjekur zërin e brendshëm. Pena e Emili Brontësë, e humbur prej më shumë se një shekulli, mbart një sekret që mund të ndryshojë të gjithë historinë.
Të dhëna
| Faqe | 386 |
| Viti i Botimit | 2025 |
| Gjuha | Shqip |
| Statusi | I ri |
Nuk u gjet asnjë koment
