Kthimet dhe Shkëmbimet

Rregullat për kthimet dhe Ndërrimet


refund_b1.png?1744303321854
1. Paketo të gjitha produktet në paketimin origjinal. Produktet e blera si set duhet të kthehen si set.
 refund_b2.png?1744303351934
2. Plotëso formularin e kthimit bashkangjitur me porosinë.
 refund_b3.png?1744303366342
3. Bashkangjit një kopje të faturës së blerjes, specifiko metodën e rimbursimit (me postë apo transfertë bankare)
 refund_b1.png?1744303378821
4. Dërgo pakon në këtë adresë:
Bulevardi Zhan Dark, Ndertesa Wonder: H. 2 Ngjitur me AutoKadin
Bulevardi Zhan D'ark 61, Tirana, Albania 1001

 refund_b5.png?1744303403901
5. Pas dërgimit të pakos, të lutem na informo duke dërguar e-mail në adresën: info@supermart.al

Përshtatshmëria e Produkteve për Kthim ose Këmbim

Klientët kanë të drejtë të kthejnë çdo produkt të blerë pa dhënë një arsye brenda 14 (katërmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga momenti i marrjes së produktit nga Shitësi ose përfaqësuesit e tij. Produktet mund të kthehen vetëm nëse janë ruajtur cilësitë konsumatore, etiketat e fabrikës dhe gjendja për shitje.

Për të kthyer produktet, klientët duhet të dorëzojnë një kopje të provës së blerjes dhe të plotësojnë formularin e kërkesës për kthim.

Rregullat për kthimin dhe këmbimin e produkteve me defekte të zbuluara:

Klientët kanë të drejtë të njoftojnë Shitësin për çdo defekt të zbuluar dhe të kërkojnë rregullimin e tij brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga momenti i marrjes së produkteve nga Shitësi ose përfaqësuesit e tij. Përjashtim bëjnë vetëm defektet e shkaktuara nga përdorimi i papërshtatshëm i produkteve nga ana e klientit.

Klientët kanë të drejtë të refuzojnë marrjen e produkteve dhe të kërkojnë rimbursim. Në këtë rast, produktet duhet t’i kthehen Shitësit, duke ruajtur cilësitë konsumatore, etiketat e fabrikës dhe gjendjen për shitje.

Për të kthyer produktet, duhet të dorëzoni një kopje të provës së blerjes dhe të plotësoni formularin e kërkesës për kthim.


 about_flag.png?1744303450094


Politika jonë për kthimin dhe rimbursimin është përshkruar më sipër.

Sipas ligjit të shtetit të Shqipërisë, dyqanet janë të detyruara ligjërisht të publikojnë politikën e tyre për kthimin. Nëse një dyqan nuk shfaq asnjë politikë kthimi, ligji kërkon që dyqani të pranojë kthimet brenda 30 ditëve nga data e blerjes.