Kopshti i takimeve të fshehta-Lucinda Riley

DTR_9789928816368
1.599 Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Një histori që alternohet mes botës magjike të Parkut Uarton në Angli dhe Tajlandës gjatë Luftës së Dytë Botërore, e mbushur me sekrete, pasione e gënjeshtra dhe në fund me shpagim, kjo është në qendër të këtij romani romantik e prekës. Kur ishte e vogël, Julia kalonte orë të tëra të lumtura në Parkun Uarton, fermën e mrekullueshme, ku gjyshi i saj kopshtar rriste dhe kultivonte llojet më të rralla të orkideve, me shumë pasion. Pas një aksidenti tragjik, kur jeta i kthehet përmbys, Julia, tashmë pianiste e jashtëzakonshme me famë botërore, kthehet në vendet e fëmijërisë për të gjetur strehë e qetësi. Vila me kopshtin e lulëzuar është trashëguar nga Kiti Krofordi, një djalosh rebel e karizmatik, i cili, gjatë punimeve për restaurimin e vilës, ka gjetur një ditar të vitit 1940, që i përket gjyshit të Julias. Dhe, sapo ditari i bie në dorë, Julia nis të zbulojë rrënjët e vërteta të familjes dhe të përfshihet në një histori misterioze, që do t’i japë mundësinë ta fillojë jetën nga e para. Sekreti tronditës që del në dritë e që thuajse e ka shkatërruar këtë pronë magjepsëse, sekret i varrosur prej vitesh, është i destinuar të ndryshojë përgjithnjë edhe jetën e Julias. Një histori dashurie që nuk njeh kufij. Një besteseller që ka magjepsur miliona lexues. Çdo natë shoh të njëjtën ëndërr. Më bëhet sikur jeta ime hidhet tutje, bie përtokë e bëhet copash… të hapërdara. Secila është një pjesë e jetës sime, por në vendin e gabuar dhe tabloja e përgjithshme nuk ribëhet. Thonë se ëndrrat janë të rëndësishme dhe se zbulojnë gjëra që ne ia fshehim edhe vetes.

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2024Kopshti i takimeve të fshehta Lucinda Riley5889789928816368

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi